Flash

F1/ Verstappen sulmon Russell: "Njeri fals, kurrë s'kam parë dikë të bërtasë ashtu”

Lapsi.al 2 December 2024
F1/ Verstappen sulmon Russell: "Njeri fals, kurrë s'kam parë
Pas fitores së jashtëzakonshme në garën kaotike të GP të Katarit, në garën e parafundit të Kampionatit Botëror 2024 në Losail, Max Verstappen, kampioni katër herë i botës, ka shprehur publikisht zhgënjimin e tij me tone të ashpra ndaj George Russell. Holandezi i Red Bull u irritua nga penaliteti i FIA-s që i hoqi pole position dhe ia dha britanikut të Mercedes. Penaliteti erdhi për një shkelje të dyshuar gjatë xhiros së ftohjes, ku Verstappen u akuzua se kishte ngadalësuar Russell, i cili, gjithsesi, nuk ishte në një xhiro të shpejtë.

Penaliteti dhe presionet e Russell ndaj FIA-s

Sipas 27 vjeçarit Verstappen, penaliteti ishte rezultat i presioneve të jashtëzakonshme të bëra nga Russell ndaj FIA-s, pas përfundimit të kualifikimeve. Holandezi shpjegoi se Russell kishte ndërhyrë me forcë gjatë takimit me Komisarët e F1, një sjellje që Verstappen e konsideroi të pakuptimtë dhe të tepruar. “E humba respektin për të pas asaj që ndodhi,” tha Verstappen, duke përshkruar sjelljen e Russell si të padenjë dhe absurde.

Deklarata në konferencën për shtyp

Në konferencën zyrtare për shtyp, Verstappen e sqaroi më tej qëndrimin e tij, duke thënë se nuk kishte parë kurrë dikë të sillte një presion të tillë në dhomën e takimeve të Komisarëve të FIA-s. Ai shtoi se ky incident e kishte bërë të ndryshonte plotësisht mendimin e tij për Russell. "Mënyra që piloti tjetër (George Russell, shënim i red) e menaxhoi situatën gjatë takimit me stewardët dje, sinqerisht, nuk kishte kuptim. Mendoj që kam shumë respekt për pilotët e tjerë, por pas natës së kaluar, patjetër që kam humbur respektin që kisha për të. E gjeta thjesht qesharake mënyrën se si Russell bëri presion që të më jepnin një penalizim. Isha mjaft i inatosur me të," ka thënë ai për mikrofonat e stacionit hollandez Viaplay duke treguar atë që kishte ndodhur në Losail para Komisionerëve të FIA-s pas kualifikimit.

Prishja e marrëdhënieve mes Verstappen dhe Russell

Verstappen e vazhdoi kritikën e tij, duke e quajtur Russell një person të fals. “Në kamera duket i arsyeshëm, por jashtë saj është krejtësisht ndryshe. Nuk mund ta duroj më, nuk dua të kem asnjë lidhje me të,” deklaroi Verstappen. Me këtë, duket se marrëdhënia mes dy pilotëve ka arritur një pikë të pakthyeshme, duke krijuar një ndarje të qartë midis kampionit të Red Bull dhe britanikut të Mercedes, i cili gjithashtu mban rolin e presidentit të Shoqatës së Pilotëve të F1 (GPDA).

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI