Përsëri pa fitues, por këtë herë plot polemika. Tirana e Partizani ndahen 0-0 në derbin e dytë sezonal, duke i dhënë jetë një ndeshje të luftuar, por që në fund ndau pikët. Tirana pa t’i anulohet një gol nga VAR për punë centimetrash, ndërsa në fund teknologjia i ktheu favorin me një penallti që arbitri në fushë nuk e pa. Sidoqoftë, mundësinë për fitore të Tiranës Prenga e shpenzoi me Qirkon që bëhet heroi i ndeshjes për të kuqtë.
Derbi mes Tiranës dhe Partizanit, i vlefshëm për javën e 15-të të Kategorisë Superiore, përfundoi pa gola në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja, që u mbyll me rezultatin 0-0, përsëriti skenarin e fazës së parë, ku mungesa e golave dhe tensioni i lartë dominuan 90 minutat. Edhe pse Partizani tregoi më shumë agresivitet në pjesën e dytë, “të kuqtë” nuk arritën të konkretizojnë përpjekjet e tyre.
Momente vendimtare dhe VAR-i në qendër të vëmendjes
Në minutën e 28', një episod që solli festë të përkohshme për tifozët e Tiranës ndryshoi rrjedhën e sfidës. Sembene devijoi gabimisht topin në portën e tij, duke shkaktuar një autogol, por ndërhyrja e VAR-it e anuloi për shkak të një pozicioni jashtë loje gjatë aksionit. Ky vendim u pasua nga protesta të bardhebluve, por arbitrat qëndruan të vendosur.
[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/674cabd301d0b.mp4"][/video]
Kulmi i dramës u arrit në minutën e 98', kur Partizani fitoi një penallti vendimtare. Fatmir Prengaj mori përgjegjësinë për të goditur nga pika e bardhë, por Pano Qirko, portieri i të kuqve, realizoi një pritje spektakolare, duke shpëtuar ekipin e tij nga humbja dhe duke i dhënë fund sfidës me ndarje pikësh.
Lexo më tej: Partizani kryeson falë mbrojtjes, Tirana ndrin me individë: derbi i statistikave
[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/674cc0122b445-1.mp4"][/video]
Veselinovic ruan kështu pathyeshmërinë, që kur ka marrë detyrën në javën e tretë të kampionatit, ndësa Magani e çon në tre serinë e tij, që kur u bë trajner i bardhebluve. Partizani me këtë barazim mbetet në krye të renditjes me 28 pikë, vetëm dy pikë mbi Egnatian e vendit të dytë. Nga ana tjetër, Tirana mbetet në vendin e 7-të me 16 pikë, një situatë që kërkon një kthesë të fortë për skuadrën bardheblu, e cila po përballet me një sezon të paqëndrueshëm. Megjithëse golat munguan, derbi nuk zhgënjeu për emocionet dhe episodet e zjarrta që e karakterizuan.