Flash

“Në FSHF luajnë me miliona”: Halili e intervista e bujshme, nga Duka e deri te Rama

Lapsi.al 1 December 2024
“Në FSHF luajnë me miliona”: Halili e intervista e

Refik Halili nuk përmbahet, në përfundim të derbit me Partizanin, që u mbyll 0-0 për javën e 15 të Superiores. Presidenti i Tiranës ka shpërthyer në akuza të forta ndaj arbitrave duke hipotezuar skenarë kundër klubit të tij dhe duke thirrur në çështje FSHF-në. “Nuk kam qejf të flas për arbitrat por fakti është që më bën përshtypje që si ka mundësi që neve na ndjekin njerëz të cilët ishin në VAR në Elbasan, përsëri ishin sot, nuk kishin çfarë bënin me penalltinë. Unë e kam me atë skemën fantastike që bëjnë ato, unë meqë merrem me ndërtim, shikoni çfarë bëhet me atë vijë ku poshtë është një metër e 60, atje lart është një metër. Kështu që kjo duhet të rregullohet, duhet të ndërhyje federate”.

Lexo më tejVideo/ Plasin polemikat në derbi: Tiranës i anulohet goli, në shtesë humb penalltinë

Numri 1 i Tiranës nuk e mbylli me aq, por sulmoi edhe më fort: “Kam 5 vite, 7 që nuk flas për arbitrat, është një turp e masakër që ia bëjnë me dashje klubit tonë. Unë nuk do ti lejoj personalisht, me gjithë stafin tim, me gjithë tifozët, do na gjeni të dera shtëpisë secilit për çdo gjë. Kjo është në dorë të drejtuesve të federatës që nga presidenti Duka, ta marrë të vërë njerëzit e duhur, shkojnë e çojnë po këto njerëz që drejtojnë emisionet e thonë ishte apo nuk ishte faull, është e turpshme”.

AKUZA KUNDËR FSHF-së

Halili pastaj e rriti dozën, duke akuzuar njerëzit në Federatë: “Sot po e them keq fare, njerëzit po vriten për 5 mijë lekë të vjetra, njerëzit në federatë luajnë me miliona euro që ne humbasim në vit, ata luajnë me gjakun tonë. Ka sosur durimi, duhet të kenë kujdes. Kemi arbitrat më të mirët që kemi në Ballkan, kur duan të arbitrojnë. Unë them që ata duan të arbitrojnë, por nuk i lejojnë të arbitrojnë, duke futur edhe VAR-in brenda. Udhëzohen që të mos bëjnë atë që duhet të bëjnë, unë këtë e kam vërejtje të fortë dhe e kam përballë me mediat. Ju që bëni intervista, nëse nuk e nxirrni, turpi është për juve. Edhe ju jeni palë me ata, ju uroj të mirat”.

Pastaj Halili e ktheu personale: “I bëj thirrje, se është alarmante, të mos lëvizin me investimet e klubit të Tiranës dhe të miat personalisht. Nuk jam njeri pa gjak, jam edhe unë me gjak, ja si të tjerët. Nuk më shemb dot njeri kurrë mua, sado të mundohen. Kjo është luftë e madhe dhe personalisht për të më goditur mua dhe klubin. Unë them të kenë kujdes – tha presidenti i bardhebluve, që përfshiu edhe presidentin e FSHF-së Armand Duka në sulmin e tij -.  I bëj thirrje kujtdo që do të më shkelë me këmbë, e ka shumë të vështirë, jam shumë i fortë, nuk më bën kush asgjë. Nuk kam dalë të shes mend, as të tregoj forcën. Mua më mban gjaku im, mundi im, familja ime, tifozët e Tiranës që janë përkrahësit më të zjarrtë, janë oksigjen e shpirt i klubit, ata më mbajnë gjallë edhe mua. Nëse do flasim për federatën, jam njeriu që i dola ballë njerëzve më të fuqishëm, që janë drejtuesit e partisë, votën e dhashë aty ku me dhimbte shpirti dhe mendja. E dhashë që kjo federatë dhe vetë Armand Duka të punojë më mirë se ç’ka punuar, më mirë se deri tani. Këto njerëz t’i marri e t’i zhdukë nga drejtimi i federatës, nga arbitrimi e çdo gjë tjetër”.

THIRRJA PËR RAMËN

Halili e mbylli pa frena, duke kërkuar ndihmë nga kryeministri Rama: “Pas kësaj e dini ju vetë se kush fshihet më mirë se mua, se zien Tirana. Unë kam besim vetëm te Kryeministri i shtetit shqiptar. Unë do jem atje. Do jem pjesë e asaj që duan të mos më lënë”, tha ndër të tjera Halili.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI