Flash

Priti 4 penallti në finale me Steaua: Duckadam ndahet nga jeta në moshën 65 vjeçare

Lapsi.al 2 December 2024
Priti 4 penallti në finale me Steaua: Duckadam ndahet nga jeta në
Futbolli në zi për vdekjen në moshën 65-vjeçare të Helmut Duckadam. Portieri legjendar i Steaua Bukuresht ishte heroi i finales së Kupës së Kampionëve 1985-86 kundër Barcelonës. Falë refleksit të tij të jashtëzakonshëm, ai arriti të priste të katër penalltitë e gjuajtura nga blaugrana, duke i dhënë titullin ekipit të tij për herë të parë dhe të vetme në historinë e klubit dhe duke hyrë në Librin e Rekordeve Guinness. Lajmin e hidhur e dha ish-kolegu i tij Marcel Puscas përmes Instagramit. Lexo më tej: Diogo Costa i pari që priti të gjithë serinë e penalltive: ja kush janë penallti-pritësit më të mirë të historisë I lindur më 1 prill 1959 në Semlac, në qarkun Arad, Duckadam fitoi, përveç Kupës së Kampionëve në 1986 me Steaua, edhe dy herë titullin kampion të Rumanisë në vitet 1985 dhe 1986. Sipas raportimeve të shtypit rumun, Duckadam kishte përballuar disa probleme shëndetësore gjatë viteve të fundit dhe në shtator 2024 iu nënshtrua një operacioni të hapur në zemër. Ish-portieri ndërroi jetë këtë mëngjes në spitalin qendror ushtarak.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI