Cristiano Ronaldo fton shokët e tij të luten
“Nëse Cristiano sheh lojtarët që po luten dhe dikush nuk po lutet, ai thotë: ‘Pse nuk po lutesh? Shko dhe lutu me ta,’” ka treguar Walid Abdullah, portieri 38-vjeçar që ka luajtur te Al Nassr deri në verën e kaluar, kur u transferua te Al-Diriyah në divizionin e dytë. Abdullah është një figurë e njohur në futbollin saudit, ka qenë pjesë e kombëtares për mbi një dekadë dhe ka luajtur për shtatë vjet te klubi i Riyadh-it, duke ndarë dhomën e zhveshjes me Ronaldon për një vit e gjysmë, ku ka pasur mundësinë të vlerësojë jo vetëm talentin e tij futbollistik, por edhe përkushtimin e tij për të u integruar me shokët e ekipit.?️Walid Abdullah: "If Cristiano sees the players praying and someone is not praying, he says, “Why don’t you pray?” Go and pray with them".??? pic.twitter.com/wSmvKOq10d
— All About SPL ? ?? (@Saudifutbol) December 2, 2024
Ronaldo dhe lidhja me fenë në botën arabe
Afërsia e Ronaldos me fenë islame në botën arabe nuk është diçka e re. Gesti i parë që dikush e interpretoi si një afrim me Islamin ndodhi në maj të vitit 2023, kur Cristiano u përkul pas shënimit të një goli të jashtëzakonshëm, duke realizuar sujood, një gjest me të cilin myslimanët përkulen thellë drejt Mekës, duke prekur tokën me ballin, hundën dhe duar e cila është në nivelin e kokës. Një tjetër episod i ngjashëm ndodhi në tetor të 2023, kur Ronaldo, para se të ekzekutonte një penallti në ndeshjen Portugali-Sllovaki, duket se ka thënë dy herë një lutje të myslimanëve, “Bismillah,” që do të thotë “Në emër të Allahut.” Megjithatë, besimi i tij i krishterë mbetet i pranishëm, pavarësisht këtyre momenteve.فيديو | فرحة كرستيانو رونالدو بالهدف الثالث والسجود لله شكرًا ?? الله يهدي قلبه للاسلام فرحة كبيرة #النصر_الشباب pic.twitter.com/1Nxqp4RAsn
— علي العنزي (@Ali_alabdallh) May 23, 2023