Flash

Gran Galà, Inter rrëmben gjithçka: Inzaghi trajneri më i mirë, Thuram goli i vitit

Lapsi.al 2 December 2024
Gran Galà, Inter rrëmben gjithçka: Inzaghi trajneri më i
Triumf zikaltër në edicionin e dymbëdhjetë të “Gran Galà del Calcio”: si zakonisht, në Milano u mblodhën protagonistët më të mirë të futbollit italian për një mbrëmje çmimesh të mëdha. Marcus Thuram rrëmbeu golin e vitit, ndërsa Inzaghi u konfirmua trajneri më i mirë i Serie A.

Goli më i bukur i takon Thuram

Një notë zikaltër shfaqet edhe në çmimin për golin më të bukur të shënuar gjatë sezonit të fundit. Marcus Thuram fitoi këtë trofe falë golit të tij në derbin kundër Milanit më 16 shtator 2023, një goditje nga jashtë zone që kontribuoi në fitoren e thellë 5-1 të Inter.

Orsato konfirmohet si arbitri më i mirë italian

Ashtu si vitin e kaluar, Daniele Orsato triumfon përsëri në kategorinë e arbitrit më të mirë të Serie A në Gran Galà del Calcio.

Inter shpallet klubi më i mirë

Është një triumf zikaltër deri tani: pas çmimit të Inzaghi-t, gjithë skuadra e Inter-it kurorëzohet si ekipi i vitit. Asgjë për rivalët: fitorja e titullit të 20-të në Serie A i dha klubit mundësinë të mbledhë një mori çmimesh gjatë kësaj mbrëmjeje gala.

Inzaghi është trajneri më i mirë i Serie A 2023/24

Titulli i yllit të dytë i ka dhuruar Simone Inzaghi çmimin si trajneri më i mirë i sezonit të kaluar. Ai mundi konkurrencën e Gasperini dhe Thiago Motta: “Më bën shumë kënaqësi të jem i vlerësuar. Por këtë çmim dëshiroj ta ndaj me lojtarët, klubin dhe tifozët. Shpresojmë për suksese të tjera. Zëri? Sonte nuk ka probleme, por, për fat të keq, mbrëmë përjetuam disa momente të vështira. Komplimente për shembullin e sportivitetit. Nga fusha te tribuna, të gjithë u bashkuan rreth Bove”.

Francesco Pio Esposito është lojtari më i mirë i ri i Serie B

Çmimi i parë i kësaj Gran Galà del Calcio shkon për Francesco Pio Esposito, i cili u zgjodh si lojtari më i mirë i ri i Serie B për sezonin 2023/2024.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI