Flash

Vrᾱu me thikë Canin, mjeku i spitalit privat nuk plotëson epikrizën e autorit

Lapsi.al 26 November 2024
Vrᾱu me thikë Canin, mjeku i spitalit privat nuk plotëson

Mjeku i spitalit privat nuk ka plotësuar epikrizën e autorit të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, krim i ndodhur mesditën e 18 nëntorit pranë derës së shkollës “Fan Noli”. Zyrtarët e burgjeve raportohet se kanë njoftuar policinë lidhur me faktin që mjeku s’ka plotësuar kartelën e të miturit.

14-vjeçari Mario L., ndodhet në një spital privat pasi mbeti i plagosur me thikë gjatë sherrit me viktimën dhe shokun e këtij të fundit, Luis M., i cili ndodhet te Trauma në intubim, me 4 plagë thike në trup. Të miturit iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg” në kushte spitali.

Ndërkohë shoku i viktimës, Luis M., ka deklaruar se kanë qenë dy bashkëmoshatarë të tyre që i kanë goditur me thikë, 14-vjeçari i arrestuar dhe shoku i këtij të fundit. Por, policia ka hedhur poshtë pretendimet se është i përfshirë në krim një autor i dytë.

Dëshmia e shokut të Martin Canit

Sipas Luisit, në vendngjarje në momentin që Martini u vra nga bashkëmoshatari i tij Mario Perlleshaj, të pranishëm kanë qenë dy persona.

I mituri pretendon se ai dhe Martini nuk janë sulmuar vetëm nga Mario, por dhe nga shoku i këtij të fundit, që 14-vjeçari e përshkruan si një djalë me flokë të gjata.

Luisi tregon se personi i dytë e ka goditur me thikë pas shpine dhe kur është ngritur, ka parë që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Martinin në zemër.

Sipas tij, kanë qenë tre persona në ngjarje, por ai nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë, që sipas tij është burri që e ka ngritur.

“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djalë me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pash që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Martinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pash kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prap pash që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zëmër. Vura dorën përpara. Thika më preku vetëm pak zemrën.

Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta. Ai më qëlloi 6 herë në pjesën e kraharorit, por 4 herë më kapi. Unë pash që thika e tij ishte më e madhe se dora ime dhe u tremba. Shkova dy hapa pas dhe e qëllova në fytyrë. Më rrethuan dy. Nga frika që kisha i qëllova aq fortë sa ia përplasa kokën te hekuri Marios. Atij tjetrit i kam qëlluar në sy dhe ia futa vrapit”, ka treguar 14-vjeçari për “Review” në Euronews Albania.

Luisi bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën tek ai në spital, pasi ai pretendon se është qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme.

“Ishin dy persona, Mario dhe një djalë me flokë të gjata. Djalin tjetër nuk e kam parë më parë. Di që është bashkëmoshatar i jonë. Unë dua të vinë e të bëjnë ekspertizën mjekoligjore për ta kuptuar të gjithë që kam plagë nga dy thika të ndryshme. Nuk flas dot më shumë. Kam shumë dhimbje”, tha ai.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 26 nëntor 2024

Në tregun e këmbimit valutor, sot më 26 nëntor 2024, euro blihet me 97.9 lekë dhe shitet me 98.6 lekë. Një dollar blihet me 93.2 lekë dhe shitet me 94.4 lekë. ...

08:52

Parashikimi/ Mot i acartë, por me diell

Këtë të martë pritet të kemi mot të kthjellët dhe të ftohtë, por me diell. Më të theksuara kthjellimet paraqiten në vijën bregdetare. Vranësira të pakta do të k...

07:38

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI