Flash

Baste sportive në zona të ndryshme të Tiranës, vihen në pranga 4 persona

Lapsi.al 26 November 2024
Baste sportive në zona të ndryshme të Tiranës, vihen në

Policia ka vënë në pranga 4 persona të implikuar në veprimtarinë e organizimit të lojërave të fatit.

Gjatë një operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambienteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar celularë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Bad spin 3”.

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

A., 43 vjeç, E. T., 34 vjeç, K. B., 47 vjeç, dhe Xh. Ç., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Aparate celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan prokurorisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 26 nëntor 2024

Në tregun e këmbimit valutor, sot më 26 nëntor 2024, euro blihet me 97.9 lekë dhe shitet me 98.6 lekë. Një dollar blihet me 93.2 lekë dhe shitet me 94.4 lekë. ...

08:52

Parashikimi/ Mot i acartë, por me diell

Këtë të martë pritet të kemi mot të kthjellët dhe të ftohtë, por me diell. Më të theksuara kthjellimet paraqiten në vijën bregdetare. Vranësira të pakta do të k...

07:38

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI