Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare është dënuar me 14 muaj burg në Angli. I riu u kap me një arsenal armësh në makinë. Axhami, u arrestua muajin e kaluar në qytetin Doncaster, pas një kontrolli të rastësishëm.
Pas kontrolleve të kryera policët gjetën një municion armësh, përfshirë shigjeta dhe thika. Axhami akuzohet, për mbajtje armësh dhe thike, si dhe për drejtimin e mjetit pa patentë dhe pa siguracion.