Flash

Një jetë pa urë, banorët braktisin fshatin në Selenicë: Nuk jetohet në izolim

Lapsi.al 15 November 2024
Një jetë pa urë, banorët braktisin fshatin në

shati Vodicë i Bashkisë së Selenicës është duke u shpopulluar për shkak të urës së amortizuar që lidh këtë fshat. Ura tip pasarelë e cila ka më shumë se 44 vite që është ndërtuar për të lidhur banorët e fshatit Vodicë me pjesën tjetër të komunës Kotë, është amortizuar duke rrezikuar banorët që kalojnë mbi të.

Kavot mbajtëse të urës janë ndryshkur nga koha, pjesa poshtë , llamarinat po ashtu, dërrasat e kalbura janë rreziku i përditshëm i banorve.

Fiks Fare transmetoi 1 javë më parë pamjet e gjendjes aktuale të kësaj ure. Bashkia ndërhyri duke çuar 40 copë dërrasa ,por gozhdët e tyre rrezikojnë t’u çajnë gomat e makinave banorëve.

Dikur fshati ka patur 180 banorë, ndërsa sot jetojnë rreth 80 banorë. Ura pasarelë është ndërtuar në vitin 1976 nga një banor i cili nuk ka qenë specialist dhe e ka bërë në mënyrë amatore, dhe banorët ankohen se nuk është vënë dorë fare për rregullimin e saj. Edhe ndërhyrja më e fundit e bashkisë me dërrasat që u kanë dalë gozhdët nuk ka dhënë zgjidhje për banorët. Ata tregojnë se janë ankuar në Bashkinë Selenicë ku prej saj kanë marrë si përgjigje që është miratuar fondi dhe ura do u bëhet e re ” se kur nuk dimë gjë” pohojnë banorët.

Fillimisht kjo urë pasarelë është ndërtuar me qëllimin e kalimit të këmbësorëve dhe kafshëve të punës dhe ka pasur një gjerësi prej 120 cm. Diku nga vitet 1992-1993 ura u zgjerua në 180 cm për të bërë të mundur dhe kalimin e makinave të vogla. Banorët thonë se këto i kanë bërë vetë dhe mirëmbajtjen po ashtu. Por kavot e urës kërkojnë grasatim çdo vit gjë e cila për banorët është e pamundur.

Pas ankesës së banorëve Fiksi iu drejtua Bashkisë Selenicë për problemin e urës pasarelë. Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Selenicë thotë se janë në dijeni të problematikës madje kanë edhe një projekt për të dhe shpresojnë të shpallen fitues për implementimin e tij. “Është hapur një thirrje nga Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe jemi duke hartuar një projekt, për të ndërtuar një urë të re, një urë monolite. Inshallah, na shpallin fitues që ky problem të zgjidhet” përfundon drejtori./Top Channel

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI