Flash

Me arsenal armësh në makinë, dënohet shqiptari në Angli

Lapsi.al 16 November 2024
Me arsenal armësh në makinë, dënohet shqiptari në Angli

Një djalë i ri shqiptar që u kap me një arsenal armësh në makinën e tij, është dënuar nga një gjykatë angleze.

Bëhet fjalë për 19-vjeçarin shqiptar Arbër Axhami, i cili u arrestua në qytetin Doncaster, pas një kontrolli të rastësishëm në automjetin e tij.

Oficerët ndaluan makinën tip Mercedes të Axhamit afër qendrës së qytetit, ku 19-vjeçari pranoi se nuk kishte patentë shoferi ose siguracion për mjetin.

Një kontol në automjet çoi në gjetjen e një municioni armësh, përfshirë shigjeta dhe thika.

Axhami u arrestua për tre akuza, për mbajtje armësh dhe thike, si dhe për drejtimin e mjetit pa patent dhe pa siguracion.

I riu shqiptar pranoi të gjitha akuzat në Gjykatën e Magistratëve në Doncaster më 17 tetor, ndërsa këtë javë u dënua me 14 muaj burg në Gjykatën e Kurorës në Sheffield.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI