Flash

Video/ Endrick humb mendjen, godet me gju në gjenitale mbrojtësin e Alaves: Arbitri e Var e falën

Lapsi.al 26 September 2024
Video/ Endrick humb mendjen, godet me gju në gjenitale mbrojtësin e
Një gjest i çmendur, i pamatur. Por nuk u ndëshkua siç duhet. Kthehen polemikat ndaj arbitrave në Spanjë: me Real Madrid në qendër, sërish. Ajo që shkaktoi diskutim ishte një episod i ndodhur në ndeshjen e fundit të La Liga, luajtur mbrëmjen e së martës dhe fituar me rezultatin 3-2, ndaj Alaves. Rreth dhjetë minuta nga fundi, Endrick goditi me gju në gjenitale një lojtar kundërshtar. Një reagim i pamatur, me rrethanë rënduese se ndodhi me topin larg, që ndezi protestat e skuadrës së Luis Garcia Plaza dhe jo vetëm. E gjitha sepse talenti i ri brazilian ja hodhi vetëm me një karton të verdhë. Një vendim mjaft befasues, sidomos pas rishikimit të imazheve. Gjesti i Endrick u shfaq i qëllimshëm, për përjashtim direkt. Megjithatë, arbitri zgjodhi paralajmërimin dhe, akoma më e rëndë, VAR-i nuk ndërhyri.

VETËM E VERDHË! POLEMIKA NË SPANJË

Në minutën e 81' të Real Madrid-Alaves, skuadra e Ancelottit po udhëheq ndeshjen me një rezultat komod 3-0, falë golave të Vazquez, Mbappé dhe Rodrygo. Ndërsa Los Blancos sulmonin në të djathtë, në qendër të zonës, me topin larg, Endrick i përgjigjet tërheqjeve të Mouriños me një reagim vërtet të ekzagjeruar. Brazilini goditi me gju mbrojtësin kundërshtar në gjenitale. Lojtari i Alaves mbeti përtokë, dhe arbitri Ruiz ndaloi lojën për të kontrolluar gjendjen e tij. Ndërkohë, VAR kishte kohë për të parë imazhet dhe për të kuptuar në detaje atë që ndodhi. Nga riprodhimi është e qartë se gjesti i Endrick duhet të ndëshkohej me përjashtim. E në vend të kësaj arbitri, i pa thirrur në monitor, tregoi kartonin e verdhë.

TËRBIMI I TRAJNERIT TË ALAVES

Vendimi i arbitrit zemëroi Alaves, veçanërisht trajnerin Luis Garcia Plaza, i cili pas ndeshjes - siç raportohet nga FanPage - tha: "Ishte i kuq. Ishte i kuq dhe kaq. Pastaj ata mund të kishin shënuar tre gola të tjerë, kjo nuk llogaritet. Ata duhet ta kishin përfunduar ndeshjen me 10 lojtarë. Unë e kuptoj që arbitri nuk e pa, por për këtë është VAR. Është i kuq sepse është një goditje e destinuar vetëm për të bërë keq". Një episod që ndezi polemika në të gjithë Spanjën. Me Real Madrid, sërish në qendër.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI