Flash

Jens Lehmann arrestohet në Gjermani: ja çfarë ndodhi me portierin në Octoberfest

Lapsi.al 25 September 2024
Jens Lehmann arrestohet në Gjermani: ja çfarë ndodhi me
Këto ditë në Mynih po festohet Octoberfest, festivali i famshëm gjerman i birrës. Shumë personazhe publike fluturuan në Bavari për këtë rast, duke përfshirë edhe shumë sportistë. Por kaq shumë birrë në një moment të caktuar nxjerr në dritë edhe ndonjë episod të pafat, si i ndodhi Jens Lehmann.

LEHMANN ARRESTOHET NË OKTOBERFEST

Ish-portieri gjerman, legjenda e Arsenalit të të pathyeshmëve dhe e Borussia Dortmund, me një të kaluar edhe në Itali, te Milani në sezonin 1998-99, Jens Lehmann u arrestua në Mynih. 54 vjeçari, në Octoberfest, mori pjesë i veshur në mënyrë tradicionale dhe u lëshua në vallëzime në gjendje të dehur në stendën e goditjes në shenjë. Arrestimi i ish-futbollistit, megjithatë, është bërë se po drejtonte makinën në gjendje të dehur, të paktën sipas asaj që raporton Bild. Lexo më tejÇmenduri e Lehmann, i preu traun e garazhdit e kërcënoi fqinjin me moto-sharrë: “Nuk e mbaj mend” Kur policia e ndaloi, Lehmann lëkundej dhe mbante erë alkool. Kur nuk pranoi të frynte në etilometër, ish-portieri i Gjermanisë u dërgua në komisariat, ku iu konfiskua leja e drejtimit, ndërsa priste që të dilnin rezultatet e analizave të gjakut. Lehmann më vonë u la i lirë, por nuk ka bërë komente mbi incidentin.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI