Flash

Lazio, ndalohen në Hamburg 40 tifozë me "objekte të përshtatshme për sulm"

Lapsi.al 25 September 2024
Lazio, ndalohen në Hamburg 40 tifozë me "objekte të

Nxehet në Hamburg vigjilja e Dinamo Kiev-Lazio, ndeshja debutuese në Europa League për skuadrën e teknikut Marco Baroni. Këtë natë, në fakt, rreth 40 tifozë të bardhekaltërve u ndaluan nga policia gjermane dhe më pas u liruan pas disa orësh pasi iu gjetën disa objekte "të përshtatshme për sulm" (shufra, jo thika siç raportoi fillimisht portali i gazetës Hamburger Abendblatt) dhe më pas u dërgua në komisariat nga policia. Pas identifikimit, tifozët u lanë të lirë, por nuk do të mund të ndjekin ndeshjen e mbrëmjes së sotme në Volksparkstadione dhe u ndalohet të afrohen në zona të caktuara të qytetit. Megjithatë, ndaj tyre nuk është lëshuar asnjë detyrim riatdhesimi.

KOMUNIKATA E KLUBIT 'LAZIO'

“Në lidhje me lajmet e qarkulluara në shtyp, duhet theksuar se këtë natë është kryer një operacion kontrolli ndaj një grupi subjektesh të pranishëm në qendër të qytetit. Gjatë kontrollit janë gjetur objekte të afta për sulm. Grupi ishte objekt i ndalimit nga policia dhe iu ndalua hyrja në stadium. Nuk ka pasur të arrestuar. Ftohet tifozeria laciale të ndjekë informacionin e dhënë tashmë nga Lazio për të arritur në stadiumin e Hamburgut në kushte sigurie”.

Lexo më tejZaccagni kapiten, dhomat e zhveshjes përçahen, Lazio: "Kontradikta inekzistente"

Pak më pak se një mijë tifozë bardhekaltër priten në Hamburg (ku ukrainasit e Dinamo Kievit i luajnë ndeshjet evropiane në shtëpi duke pasur parasysh pamundësinë për t'i luajtur në vendin e tyre) dhe shumica po mbërrijnë në qytet sot. Lazio u ka komunikuar të gjithë tifozëve të pranishëm në Hamburg se “për ndeshjen kundër Dynamo Kievit është organizuar një pikë takimi në qytet në zonën e “St Pauli”, nga ku mund të arrihet në këmbë, për rreth 20 minuta, stacioni i trenit me të cilin mund të arrihet në Volksparkstadion në siguri të plotë. Itinerari do të shoqërohet nga autoritetet publike, si në fazën hyrëse ashtu edhe në atë të daljes”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI