Flash

Skena surreale në derbi: tifozët e Partizanit thyejnë dritaren e dhomave të zhveshjes, plagoset trajneri

Lapsi.al 24 September 2024
Skena surreale në derbi: tifozët e Partizanit thyejnë dritaren e
Skena të çmendurisë së zakonshme në Beograd në fund të derbit mes Partizanit dhe Yllit të Kuq, i fituar 4-0 nga rivalët e ardhshëm europian të Inter. Pas fishkëllimës së fundit, disa ultras të Partizanit zbritën nga tribunat për të vandalizuar fushën e lojës dhe më pas shkuan në dhomat e zhveshjes, ku thyen një dritare dhe plagosën në fytyrë trajnerin Aleksandar Stanojevic. Dukshëm i tronditur dhe i fashuar, trajneri i Partizanit u shfaq gjithësesi në konferencën për shtyp ku denoncoi episodin: "Tifozët e pakënaqur thyen xhamin në dhomën e zhveshjes. Xhami më goditi dhe më preu. Nuk ndodhi asgjë tjetër. Nëse do të kishte mbaruar 0-0 nuk do të kisha ardhur, por duhej të tregoja respekt. Tifozët thyen një xham që më goditi dhe humba pak gjak". Nuk kanë humbur mendjen vetëm tifozët, por edhe lojtarët e Partizanit që janë përleshur mes tyre në tunelin e dhomave të zhveshjes dhe ndërhyrja e policisë ka qenë e nevojshme për të qetësuar gjërat. Lexo më tejVideo/ Champions, Bayer Leverkusen bën copë Feyenoord: Benfica pushton strofullën e Crvena Zvezda Stanojevic foli edhe për paraqitjen e ekipit të tij, duke marrë përgjegjësinë e plotë. "Çfarë mund të them, është turp. Marr përgjegjësinë për këtë, është humbja më e keqe në karrierën time. Është faji im nëse e humbëm ndeshjen - pranoi ai -. Është turp për të gjithë, më vjen keq që humbëm ndeshjen në këtë mënyrë, pa luftuar, pa asgjë. Crvena Zvezda tregoi klas dhe u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Partizanit, sepse ne luanim në shtëpi”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI