Flash

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së grekes së 'tmerrshme' Lina Souloukou? Kërcënimet nuk kanë lidhje

Lapsi.al 23 September 2024
Çfarë fshihet pas dorëheqjes së grekes së

Kur vendosi të shkarkojë teknikun Daniele De Rossi, Lina Souloukou ndoshta nuk e kishte imagjinuar se kjo do të ngjallte zemërimin e popullit roman. Nga ana tjetër, shkurtimet e shoqërisë kishin filluar disa kohë më parë, por asnjëra nuk kishte shkaktuar një kryengritje popullore. Kërcënimet me vdekje që mori nga tifozëtt përfaqësonin të ashtuquajturën “pika që derdhi gotën”, por nuk ishin arsyeja kryesore e dorëheqjes së saj. Menaxherja greke ishte e vetëdijshme se eksperienca e saj në kryeqytet ishte në fund dhe ajo vetëm i përshpejtoi kohët.

SEKRETET PAS DORËHEQJES SË SOULOUKOU

Corriere dello Sport shkruan se mëngjesin e së shtunës, ish-CEO i verdhekuqve mbërriti te Friedkin në rezidencën e tyre zvicerane për të zyrtarizuar fundin e marrëdhënieve. Në realitet, situata ishte e tensionuar me presidencën prej disa kohësh, ndoshta për shkak të keqmenaxhimit të çështjeve Zaleëski dhe Dybala. Veç faktit që Lina nuk kishte dalë mirë në media pas shkarkimit të një punonjësi që ishte viktimë e 'revenge porn'. Po kështu, punonjësit e klubit verdhekuq kanë punuar në një klimë terrori që kur grekja mori detyrën në prill 2023.

Lexo më tej: Presion dhe frikë nga tifozët: CEO greke Lina Souloukou jep dorëheqjen nga Roma

Kontrata e Souloukou do të skadonte në qershor 2025 dhe ajo e dinte mirë se nuk do t'i ofrohej një rinovim. Për këtë arsye, vendosi të braktisë anijen kur ujërat ishin të trazuara. Sipas thashethemeve ajo tashmë ka marrë propozime nga sauditët me të cilët ka disa kohë që ka marrëdhënie pune dhe për këtë arsye ka përshpejtuar largimin nga Roma. Tashmë ka nisur gjuetia për zëvendësuesin e saj dhe orët e fundit ka dalë edhe emri i Boban.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI