Flash

Video/ Haaland mbreti i golit, por City shpëton falë Stones: Arsenal me 10 lojtarë dorëzohet në të 98’

Lapsi.al 22 September 2024
Video/ Haaland mbreti i golit, por City shpëton falë Stones: Arsenal

Në javën e 5-të të Premier League përfundon 2-2 ndeshja e madhe mes Manchester City dhe Arsenal. Skuadra e teknikut Guardiola mori avantazhin me përbindshin Haaland në minutën e 9’. Gunners rikuperuan me golin fantastik të Calafiori në minutën e 22’ dhe kompletuan përmbysjen me Gabriel në minutën e 46’. Arteta vuajti një pjesë loje me dhjetë lojtarë (Trossard u përjashtua me karton të kuq në fund të pjesës së parë) dhe iu afrua arritjes së suksesit. Në fund Stones në minutën e 98’ shpëtoi Citizens. I njëjti rezultat mes Brighton dhe Nottingham Forest.

MANCHESTER CITY 2-2 ARSENAL

Ndodhi gjithçka në Etihad, në një 2-2 spektakolar mes Manchester City dhe Arsenal. Kampionët në fuqi të Anglisë goditën menjëherë, në minutën e nëntë, kur Savinho gjeti një pasim të përsosur për vrapimin e Haaland, që mposhti Raya dhe arriti kuotën 100 gola në Premier League. Pas një çerek ore lojë Citizens humbën Rodri për shkak të një dëmtimi të rëndë dhe gjërat ndryshuan edhe në lojë. Në minutën e 22’ Gunners barazuan me blerjen e re Riccardo Calafiori, i cili shënoi golin e tij të parë në Premier League në mënyrë brilante. Bardhekuqtë në krahët e entuziazmit vazhduan të shtyjnë dhe në minutën e 46’ përmbysën rezultatin me goditjen me kokë të Gabriel.

Lexo më tej: Video/ Haaland një Cyborg, 9 gola në 4 takime: City përmbys Brentford, tris i United

Pak sekonda nga fishkëllima e dyfishtë erdhi episodi që ndryshoi sërish ndeshjen, me Trossard, që mori kartonin e dytë të verdhë për largimin e topit, duke e lënë skuadrën e teknikut Arteta me dhjetë lojtarë për gjithë pjesën e dytë. Të besuarit e Guardiola tentuan të shtyjnë fort, por londinezët u mbyllën para zonës së tyre të penalltisë, për të mos lënë as hapësirën më të vogël. Ndeshja mbetet e bllokuar edhe në kohën shtesë, por pikërisht në fund të saj Citizens arritën të merrnin pikën me Stones që barazoi 2-2 në minutën e 98’. Manchester City mbetet në krye të Premier League, me 13 pikë +1 ndaj Liverpool dhe Aston Villa. Arsenal ngrihet në 11 pikë, i befasuar një hap larg arritjes së madhe.

REKORDI I HAALAND

Erling Haaland në ndeshjen e madhe në Etihad Stadium kundër Arsenal festoi golin e tij të 100° me fanellën e Manchester City. Një arritje e prekur në vetëm 107 prezenca. Kundër Gunners atij iu deshën vetëm 9 minuta për të shpërthyer entuziazmin e stdiumit.

Premier League England

Brighton 2-2 Nottingham Forest

Manchester City 2-2 Arsenal

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI