Flash

Video/ Bayern goleada e dytë në katër ditë: shpartallohet Werder, fantastik Olise

Lapsi.al 21 September 2024
Video/ Bayern goleada e dytë në katër ditë: shpartallohet

Në javën e katërt të Bundesligës, Bayern Munich dominoi e fitoi 5-0 ndaj Werder Bremen, me Olise protagonist. Francezi është protagonisti i padiskutueshëm në formacionin bavarez, falë dy golave (23' dhe 60') dhe po aq asisteve: Musiala (32') dhe Kane (57') përfituan nga pasimet fituese nga ish-lojtari i Crystal Palace. Gnabry (65') përfundoi shuplakën. Kështu pas 9-2 në Champions erdhi edhe goleada e radhës. Në ndeshjet e tjera, Freiburg gjithashtu bëri mirë (3-0 ndaj Heidenheim). Bochum dhe Kiel gjejnë pikët e para.

WERDER BREMEN 0-5 BAYERN MUNICH

Bayern Munich diktoi menjëherë ritmin e tyre dhe goditi traversën që në minutën e 8' me Laimer. Më pas skuadra e Kompany zhbllokoi sfidën me Olise në minutën e 23'. Kane përfitoi nga një top i humbur i Werder Bremen dhe i dha francezit asistin për golin e parë. Ish-lojtari i Crystal Palace veçanërisht i frymëzuar, në minutën e 32', i dhuroi Musiala topin për të bërë rezultatin 2-0, pasi uli përtokë dy mbrojtës në zonë me një lojë të shkëlqyer. Bayern dominoi gjatë gjithë pjesës së parë, ndërsa i lejoi diçka Bremen në fillimin e pjesës së dytë. Upamecano ishte spektakolar në mbylljen e krosimit të Weiser në minutën e 54'.

Megjithatë, ishte sërish Bayern ai që goditi befas. Aksion brilant në aksin Olise-Kane, me francezin që mori sërish rolin e asistuesit dhe ish-lojtarin e Tottenham që fiksoi trisin. Për Kane, ky ishte goli i 40 në Bundesligë. Asnjë anglez tjetër nuk ka bërë ndonjëherë më mirë. Skuadra e Kompany luan bukur dhe Olise shënoi pokerin bavarez në minutën e 60', duke gjetur kështu dygolëshin pas dy asisteve. Kaluan vetëm pesë minuta të tjera dhe Gnabry bëri rezultatin 5-0, përpara se Kimmich të godiste traversën më vonë. Një tjetër paraqitje e shkëlqyer nga Bayern Munich në startin e kampionatit. Bavarezët mbeten me pikë të plota pas katër javësh, duke kryesuar Bundesligën me 12 pikë. Werder Bremen ka ngecur në 5.

Bundesliga Germany

Bochum 2-2 Holstein Kiel

FC Heidenheim 0-3 Freiburg

Union Berlin 2-1 Hoffenheim

Werder Bremen 0-5 Bayern Munich

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI