Flash

Presion dhe frikë nga tifozët: CEO greke Lina Souloukou jep dorëheqjen nga Roma

Lapsi.al 22 September 2024
Presion dhe frikë nga tifozët: CEO greke Lina Souloukou jep
Nuk ka paqe te Roma. Pas shkarkimit të Daniele De Rossi që shkaktoi trazira në ambjentin verdhekuq dhe ardhjes së Juric, mëngjesin e sotëm administratorja e deleguar e klubit, Lina Souloukou, dha dorëheqjen me efekt të menjëhershëm. Tashmë Ish-CEO verdhekuqe, e konsideruar si përgjegjëse kryesore për përmbysjen e pankinës, ishte kontestuar nga tifozët me një pankartë të ashpër ("e keqja e Romës"). Nuk ka shërbyer për asgjë vendosja e "masave mbrojtëse" ndaj grekes për shkak të tensioneve të krijuara pas shkarkimit të DDR. Lexo më tej: Largoi nga Roma idhullin De Rossi, tifozët shpërthejnë zemërimin e tyre: Lina Souloukou merret në mbrojtje

KOMUNIKATA

“AS Roma njofton se CEO Lina Souloukou ka dhënë dorëheqjen. Falenderojmë administratoren e deleguar Lina për përkushtimin e saj në një fazë veçanërisht kritike për Klubin dhe i urojmë asaj më të mirën në sfidat e ardhshme profesionale. Pronësia mbetet plotësisht e fokusuar në rritjen dhe suksesin e Romës, me vëmendje të vazhdueshme ndaj vlerave që e bëjnë ekipin tonë kaq të veçantë".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI