Flash

Largoi nga Roma idhullin De Rossi, tifozët shpërthejnë zemërimin e tyre: Lina Souloukou merret në mbrojtje

Lapsi.al 22 September 2024
Largoi nga Roma idhullin De Rossi, tifozët shpërthejnë

Pas lamtumirës së Daniele De Rossi dhe vendosjes së Juric si trajner i ri i skuadrës verdhekuqe, protestat e tifozëve të Romës janë bërë gjithnjë e më të theksuara. Tani divergjencat mes tyre dhe zgjedhjet e pronarëve amerikanë të klubit janë shumë të thella. Sidomos për CEO-n e ekipit Lina Souloukou.

CEO GREKE NË SHËNJESTËR

Atmosfera rreth klubit është bërë e tensionuar, e nxitur nga kritikat, protestat dhe polemika gjithnjë e më të ashpra kundër Friedkin dhe drejtuesve të Romës, në rrjetet sociale, në Trigoria dhe në qytet. Pikërisht për këtë, siç raporton Adnkronos Roma, greken Souloukou, për shkak të pakënaqësisë në rritje dhe sulmeve gjithnjë e më të ashpra, autoritetet e kryeqytetit kanë vendosur ta marrin atë dhe familjen e saj në mbrojtje, për të garantuar sigurinë e anëtarëve të saj.

Lexo më tej: Zbulimi i Repubblica: "Lina Souloukou donte shkarkimin e De Rossi për çështjen Dybala e miqësinë me Totti"

EDHE FËMIJËT NËN MBROJTJE

Ditët e fundit, administratorja e deleguar e klubit është vënë në shënjestër të parrullave dhe sloganeve fyese si në rrjetet sociale ashtu edhe në rrugët e qytetit të përjetshëm, si pankarta "DDR deti i Romës... Lina e keqja e Romës!". E për këtë arsye ajo u vu nën mbrojtje: një mbrojtje e cila, nga ajo që mësohet, tashmë ka disa ditë që është aktive dhe që nuk e përfshin vetëm Lina Souloukou. Fëmijët e CEO-s, të moshës 3 dhe 8 vjeç, u vunë gjithashtu nën mbrojtje gjatë rrugës për në shkollat e tyre përkatëse, duke demonstruar peshën e situatës dhe klimën e tensionuar.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI