Flash

Video / Serie A: Thatësirë golash për Juventus, 0-0 me Napolin që i bën bllokadë

Lapsi.al 21 September 2024
Video / Serie A: Thatësirë golash për Juventus, 0-0 me Napolin

Përfundon 0-0 ndeshja e madhe e javës së pestë të Seria A mes Juventus dhe Napolit. Pas sfidave me Romën dhe Empolin "Zonja e Vjetër" regjistroi ndeshjen e tretë radhasi pa gol. Në një sfidë që rezultoi tepër e luftuar,  bardhezinjtë e Thiago Motta-s, dolën me vetëm një pikë. Vlen të theksohet fakti se si Juventusi ashtu edhe Napoli regjistruan nga një gjuajtje në kuadrat gjatë gjithë sfidës. Pas pjesës së parë me rrjeta të paprekura, asnjë gol as në pjesën e dytë, kur Motta u përpoq të befasonte Conten duke zëvendësuar një sulmues klasik si Vlahovic me një sulmues aktiv si Weah. Mundësitë më të mëdha ishin në këtë pjesë të lojës për Politano dhe Koopmeiners, të cilët përfundojnë pa ndëshkuar mbrojtjet përkatëse. Pas kësaj ndeshje Juventus arrin në 9 pikë, një më pak se Napoli i Conte-s, i cili rikthehet në Juventus Stadium dhe rrëmben një barazim.

 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI