Flash

Video/ Torraj shpëton Teutën nga humbja: super goli i Zabërgjas nuk mjaftoi për Dinamon

Lapsi.al 22 September 2024
Video/ Torraj shpëton Teutën nga humbja: super goli i Zabërgjas

Teuta e Dinamo nuk shkuan përtej barazimit 1-1, pavarësisht se skuadrat tentuan shumë për të dalë nga Niko Dovana me tre pikët. Daja mbetet i pamundur deri tani, që kur është ulur në krye të bluve, ndërsa Martini eviton humbjen me një zëvendësues si Torraj, që vendosi barazpeshën pas golit spektakolar të Zabërgjas.

Një përballje tepër e luftuar në Durrës, edhe për faktin se Teuta e Dinamo kanë nevojë për pikë, por që në fund nuk prodhoi fitues. E të mendosh që Dinamo e gjeti e para rrugën e rrjetës me Zabërgjan në fundin e pjesës së pare. Një gol spektakolar i sulmuesit që iluzionoi Dajën se mund të pushtonte shtëpinë e Teutës. "Kemi probleme me sulmin, duhet ta mbajmë më shumë topin në administrim nga poshtë, për t’u spostuar në zona e kundërshtarit - tha Daja -. Rastet krijohen, në rastet që kishim me Zabërgjën dhe Bregun kishim mundësi të dyfishonim rezultatin, por mund edhe të pësonim nga krahu tjetër. Ndërprerja mbas 2 javëve do të na japë mundësi të rregullojmë organizimin në fazën e sulmit, për të mos e humbur topin shpejt".  

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66f06604e6254.mp4"][/video]

Edi Martini bëri gjithcka për t’i ndryshuar gjërat dhe ekuilibrat u spostuan falë zëvendësimeve. Torraj, pas pak minutash në fushë, barazoi rezultatin në minutën e 64’.

[video width="638" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66f06ef2f3b20.mp4"][/video]

Lexo më tejVideo/ Ruçi humbi penalltinë me ‘Panenka’, Egbo e nxjerr nga fusha: Vllaznia nuk ndalet as nga Bylis

Ky ishte barazimi i parë për Teutën në këtë sezon dhe i dyti për Dinamon. Skuadra e Ilir Dajës tashmë ngjitet në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Teuta në 6 javë ka grumbulluar vetëm një pikë më pak. Martini duhet të mendojë për ndeshjen e radhës ndaj Laçit në transfertë, ndërsa Dinamo pret Vllazninë kryesuese.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI