Flash

Video/ Haaland tërbohet pas City-Arsenal: fyerje ndaj teknikut Arteta e top kokës Gabriel Jesus

Lapsi.al 23 September 2024
Video/ Haaland tërbohet pas City-Arsenal: fyerje ndaj teknikut Arteta e top
Në stadiumin Etihad të Mançesterit u zhvillua mbrëmë ndeshja e shumëpritur mes City e Arsenal, dy prej kandidatëve më të fortë për titullin e Premier League. Rezultati përfundimtar ishte 2-2, mes shumë nervozizmi që vazhdoi edhe përtej minutës së 90'. Erling Haaland u bë protagonist i një debati fillimisht me teknikun e Gunners Mikel Arteta, më pas me brazilianin Gabriel Jesus. Mendoi se mund ta kishte të lehtë Manchester City kur gjatë kohës shtesë në pjesën e parë e gjeti veten në disavantazh të një goli (1-2), por me një lojtar më shumë falë përjashtimit të Trossard për kartonin e dytë të verdhë. Megjithatë, Gunners arritën të ruanin rezultatin, duke u rikuperuar nga vendasit vetëm në minutën e 98'. Gardh në mbrojtje, humbje kohe, faulle sistematike: djemtë e teknikut Arteta provuan gjithçka për të sjellë në shtëpi 3 pikët, duke u befasuar vetëm në frymën e fundit.

LOJA E PISËT TËRBON VIKINGUN

Megjithatë, “loja e pistë” e londinezëve i bëri nervat e Citizens tel dhe pas fishkëllimës së fundit, Haaland (për të goli i 100-të me fanellën e Man City), nuk mundi ta ndalonte veten të shfrynte dufin kundër kundërshtarëve. “Rri i përulur!”, i tha fillimisht norvegjezi teknikut Arteta, duke i rrahur supin. Në atë moment ndërhyri Gabriel Jesus dhe duke u kthyer nga qendërsulmuesi i tha: "Pse po flet? Pse?". Reagimi i brazilianit provokoi nervat e lojtarit të City që u përgjigj: "Të flas për çfarë? Nuk ka*in po flisja, klloun! Çfarë po thua? Largohu nga unë, klloun!", tha ai duke iu drejtuar Jesus.

ASNJË DËNIM... ËSHTË HAALAND

Edhe gjatë ndeshjes norvegjezi nuk ka qenë i qetë dhe rrezikoi jo pak kur goditi me top në kokë Gabriel. Sipas raportimeve nga mediat angleze, Erling Haaland nuk do të marrë sanksione apo pezullime për goditjen me top në kokë ndaj mbrojtësit (autor i 2-1 momental për Gunners) në minutën e 98' të ndeshjes Manchester City-Arsenal. Menjëherë pas golit të barazimit të Stones, sulmuesi norvegjez kishte marrë topin nga porta dhe më pas e hodhi drejt mbrojtësit të Gunners. VAR vëzhgoi veprimin dhe vendosi të mos vazhdonte me sanksione dhe sistemi anglez i drejtësisë sportive u përshtat në përputhje me rrethanat: Haaland shpëtoi.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI