Flash

Video/ Juxhin Xhaja vendos fitoren e AZ me penallti: Bodoe/Glimt habit, mposht Porton

Lapsi.al 25 September 2024
Video/ Juxhin Xhaja vendos fitoren e AZ me penallti: Bodoe/Glimt habit, mposht

Europa League e formatit të ri me një renditje të vetme nisi me dy ndeshjet e para, nga 9 të mbrëmjes së sotme, për të kompletuar raundin e parë me 9 ndeshjet e tjera të enjten. AZ Alkmaar triumfoi 3-2, me arbitrin shqiptar Juxhin Xhaja që vendosi sfidën në favor të holandezëve me një penallti, që mposhti përfundimisht 3-2 Elfsborg. Në takimin tjetër, Bodoe/Glimt mposhti po 3-2 surprizisht Porton.

AZ ALKMAAR 3-2 ELFSBORG

Juxhin Xhaja ishte dizenjuar për ndeshjen në Holandë, e cila rezultoi tepër delikate me AZ Alkmaar që triumfoi 3-2 ndaj Elfsborg vetëm falë një 11 metërshi të akorduar nga arbitri shqiptar. Ouma kaloi suedezët në avantazh në minutën e 23', duke shfrytëzuar një asist të Hedlund. Reagimi i AZ erdhi në fundin e pjesës së parë e fillimin e të dytës, kur Van Bommel shënoi dygolëshin (44', 50') që përmbysi rezultatin. Megjithatë, Hedlund mori rolin e goleadorit vetëm pas tre minutash duke rikthyer ekuilibrin. Xhaja pastaj në minutën e 74' akordoi një penallti që Parrot e shëndërroi në golin e fitores.

BODOE/GLIMT 3-2 PORTO

Një befasi e madhe ka ardhur nga Norvegjia, ku Bodoe/Glimt ka mposhtur 3-2 Porton. Portugezët i befasuan vendasit me startin e fortë dhe avantazhin në minutën e 8' nga Omorodion, pas asistit të Moura. Megjithatë, entuziazmi zgjati fare pak, sepse në minutën e 15' Høgh barazoi rezultatin, pas pasimit inteligjent të Hauge. Ish-lojtari i Milan shënoi vetë golin e përmbysjes në minutën e 40' Bodoe mbeti me 10 lojtarë në fillimin e pjesës së dytë, kur Maatta mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 51'. Me kundërshtarin me 10 lojtarë Porto shpresoi se do ta kishte më të lehtë, por Hauge kompletoi mbrëmjen e tij të madhe me golin e tretë në minutën e 62'. Shumë vonë goli i 3-2 i portugezëve, që mban firmën e Gul, sepse në shtesë nuk ndodhi më asgjë.

Video/ Goli i tretë i Bodoe/Glimt

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI