Flash

"Ka pranuar ofertën e Barcelonës": Szczesny nuk tërhiqet e përfiton edhe Juventus

Lapsi.al 25 September 2024
"Ka pranuar ofertën e Barcelonës": Szczesny nuk

Një ndryshim mendje i bujshëm. Wojciech Szczęsny nuk tërhiqet, por rikthehet mes shtyllave: do të jetë portieri i ri i Barcelonës. El Chiringuito TV është i sigurt për këtë. Sipas tyre, ish-numri 1 i Juventus ka vendosur të pranojë ofertën e klubit blaugrana, që kërkon një zëvendësues për Ter Stegen (i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do të mungojë për një kohë të gjatë). E kështu Tek, i cili vetëm një muaj më parë shpalli lamtumirën e tij me futbollin e luajtur, duhet të veshë sërish dorezat: thirrja e papritur nga Barça ia ka prishur (përsëri) planet. Ndaj tërheqja duket e shtyrë: lajm që e bën edhe Juventus të buzëqeshë, pasi do të kursejë rreth 2 milionë euro.

"AKORD MES SZCZĘSNY E BARCELONËS"

Lajmi nisi të qarkullonte dje, por në orët e fundit zërat janë bërë gjithnjë e më këmbëngulëse. Derisa mediat spanjolle e mendojnë të sigurtë. Sipas El Chiringuito TV, Szczęsny i ka thënë po propozimit të Barcelonës: nënshkrimi dhe njoftimi zyrtar duhet të vijnë javën e ardhshme. Ideja e blaugranave, sipas asaj që shkruan Mundo Deportivo, do të ishte të kompensonte përkohësisht mungesën e Ter Stegen me ardhjen e polakut me parametër zero. Pastaj, në verë, të provojnë të marrin Diogo Costa, portierin e Portos dhe Portugalisë, që bëri përshtypje në Kampionatin e fundit Evropian.

Lexo më tej: Video/ Juventus përshëndet Szczesny në Stadium: xhiro rreth fushës e duartrokitje nga tifozët

JUVENTUS KURSEN 2 MILIONË EURO: JA PËRSE

Një vendim, ai i Szczęsny, i papritur për shumëkënd. Por kjo e bën Juventus të buzëqeshë. Po, sepse siç raporton TuttoSport, në momentin e përfundimit të kontratës, bardhezinjtë dhe portieri kishin përfshirë një klauzolë të veçantë në marrëveshjen e tyre: pagesa e largimit do të ishte 4 milionë euro, për t'u ndarë në dy këste (një menjëherë, tjetra në sezonin e ardhshëm). Por me një kusht: që polaku të mos bashkohej me një klub të ri. “Penaliteti” është mos pagesa e këstit të dytë. Ndaj, nëse lajmi i nisur nga El Chiringuito TV do të konfirmohej, Juventus do të kursente rreth 2 milionë euro. Kjo është arsyeja pse edhe bardhezinjtë shpresojnë ta shohin Szczęsny sërish në fushë, por këtë herë me fanellën blaugrana.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI