Flash

"Daniele De Rossi krenaria jonë, Yankee go home": Roma mbushet me parrulla para sfidës me Athletic

Lapsi.al 26 September 2024
"Daniele De Rossi krenaria jonë, Yankee go home": Roma mbushet me

“Daniele De Rossi krenaria jonë, Yankee go home” ky është shkrimi që u shfaq këtë mëngjes në shumë postera të vendosur në Romë gjatë natës. Iniciativa anonime e disa tifozëve ka ardhur pikërisht në ditën e debutimit të verdhekuqve në Europa League, mbrëmjen e sotme kundër Athletic Bilbaos.

Posterët e dedikuar për teknikun e shkarkuar De Rossi u shfaqën në Lungotevere nga Testaccio në stadiumin Olimpico, në unazën mbi Corso Francia dhe rrugët e tjera drejt stadiumit.

PËRPLASJA ME CEO-n SOULOUKOU

Sipas asaj që u mësua, ishte CEO e klubit Lina Souloukou ajo që donte që De Rossi të largohej nga Trigoria, pasi kishte pasur tashmë disa debate me trajnerin në javët e fundit. 41-vjeçarja që mbërriti në prill 2023, kur dëgjoi intervistën e ish-kapitenit Totti në Sky, besoi se shprehja “Daniele është një rrufepritës” do të frymëzonte pikërisht teknikun De Rossi. Ky është motivi që ajo kontestoi trajnerin, edhe para rezultateve zhgënjyese të Romës së tij.

Lexo më tejÇfarë fshihet pas dorëheqjes së grekes së 'tmerrshme'; Lina Souloukou? Kërcënimet nuk kanë lidhje

Fërkimi mes trajnerit dhe drejtueses greke kishte disa kohë që kishte lindur. Një nga diskutimet kryesore kishte qenë aktivizimi i Dybala, i cili në paraqitjen e tij të 15, do të shihte rritjen e pagës së tij në 7.5 milionë euro neto falë rinovimit automatik. Një opsion që klubi verdhekuq dëshiron ta shmangë me çdo kusht deri në fund.

KËRCËNIMI I TIFOZËVE E DORËHEQJA E LINËS

Administratorja e deleguar e klubit përfundoi në shënjestër të parrullave dhe sloganeve fyese si në rrjetet sociale ashtu edhe në rrugët e qytetit të përjetshëm, si pankarta “DDR deti i Romës… Lina e keqja e Romës!”. E për këtë arsye ajo u vu nën mbrojtje nga autoritet romane. Kjo nuk mjaftoi e Lina Souloukou dha dorëheqjen me efekt të menjëhershëm.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI