Nëntë ndeshje dhe 18 skuadrat e para zbritën në fushë për mbrëmjen e parë të raundit të parë të Europa League. 28 gola u shënuan dhe nuk munguan kartonët e kuq, penalltitë e përmbysjet e befasishme. Në ditën e parë të Europa League, Lazio mposhti 3-0 Dynamo Kiev në transfertën e Hamburgut dhe filloi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në kompeticionin kontinental. Golat, të gjithë në pjesën e parë, u shënuan nga Dia (dygolësh) dhe Dele-Bashiru. Në fund skuadrat mbeten me dhjetë lojtarë me përjashtimet e Bragaru dhe Noslin, i sapo futur në fushë. Dështoi të fitojë Manchester United i ndalur në Old Trafford nga Twente në 1-1. E zgjidhi vetëm në fund Galatasaray përballë PAOK, ndërsa Slavia Pragë ishte skuadra e dytë pas Lazio që fitoi në transfertë.
DYNAMO KIEV 0-3 LAZIO
Ndeshja e parë shkoi mirë për Lazio dhe teknikun Marco Baroni, i cili bëri debutimin e tyre në Europa League me një fitore të qartë ndaj Dynamo Kiev në fushën neutrale të Hamburgut. Ndeshja nisi menjëherë e tatëpjetë për bardhekaltrit, me Dia që shënoi pas 4 minutash. Një shkëmbim në limit me Pedro dhe një goditje kirurgjikale nga senegalezi që përfundoi në rrjetë. Në minutën e 34' Dele-Bashiru dyfishoi epërsinë, duke shfrytëzuar vertikalen perfekte të Vecinos. Një minutë më vonë nigeriani shkëputet nga e djathta dhe e kaloi topin te Dia, i cili shënoi me kokë golin e 0-3.
Dynamo tentoi të reagojë në fund të pjesës së parë, por Provedel ishte i vëmendshëm. Ndeshja përfundoi praktikisht në minutën e 73' me përjashtimin e Braharu, i ndëshkuar me karton të kuq direkt pas një paralajmërimi të VAR-it për një ndërhyrje të pakujdesshme ndaj Zaccagni. E kuqe direkt në fund edhe për Noslin, i cili kishte hyrë prej një minutë, për shkak të një goditje me bërryl.
NDESHJET E TJERA
Në raundin e parë të Europa League 2024/25 mbërriti një barazim për Manchester United, që nuk kaloi përtej barazimit 1-1 kundër Twente në Old Trafford. Galatasaray fitoi, ndërkohë, 3-1 në shtëpi kundër Paok. Nice shpenzoi shumë dhe u ndal 1-1 nga Real Sociedad, ndërsa Porto u mund 3-2 në Norvegji në ndeshjen kundër Bodo/Glimt. Anderlecht, Slavia Prague dhe AZ Alkmaar gjetën suksesin, Midtjylland dhe Hoffenheim barazuan.
League Stage Europa League
AZ Alkmaar 3-2 Elfsborg
Bodoe/Glimt 3-2 FC Porto
Anderlecht 2-1 Ferencvaros
Dynamo Kyiv 0-3 Lazio
FC Midtjylland 1-1 Hoffenheim
Galatasaray 3-1 PAOK FC
Ludogorets Razgrad 0-2 Slavia Prague
Manchester United 1-1 FC Twente
Nice 1-1 Real Sociedad