Flash

Video/ Juventus pothuaj e 'fali', Chiesa shkëlqen te Liverpool: "Bukur ta shohësh në këtë formë"

Lapsi.al 26 September 2024
Video/ Juventus pothuaj e 'fali', Chiesa shkëlqen te Liverpool:

Federico Chiesa më në fund po buzëqesh sërish në fushë. Pas një vere të ndërlikuar mes Kampionatit Evropian dhe merkatos së transferimeve, me Juventus që e detyroi lojtarin të largohej nga Torino, italiani u transferua në Liverpool në kërkim të një rinisjeje. Arne Slot, i cili e aktivizoi gradualisht në daljet e para, i dha fanellën e titullarit në ndeshjen e luajtur dhe të fituar nga Reds me rezultatin 5-1 ndaj Ëest Ham në Carabao Cup. E ish-lojtari i bardhezinjve u përgjigj prezent. Pothuajse një orë lojë, një asist akrobatik për golin e barazimit momental të Diego Jota dhe shumë ide të mira që e bënë të vihej në evidencë.

Lexo më tejThyerje totale, Chiesa përjashtohet nga ekipi i parë: Juventus mezi pret ta shesë

Performanca e Chiesa nuk kaloi pa u vënë re as nga tekniku i Liverpool, Slot në pas-ndeshjen e Anfield: "Isha i lumtur që e pashë të luante për një orë, duke qenë se ai ka luajtur shumë pak muajt e fundit - ishin fjalët e 46-vjeçarit holandez -. Ai dhuroi një asist dhe punoi shumë. Tani synimi i tij duhet të jetë të gjejë gjendjen më të mirë dhe gjithashtu të mësohet me një stil loje që është plotësisht i ri për të. Në total ishte bukur ta shihja në këtë formë: mund ta përdorim plotësisht nëse dë të jetë e nevojshme". Në ndeshjen kundër Hammers të një Lopetegui pak të thuash në krizë, Federico Chiesa krijoi dy raste shënimi dhe preku 22 topa.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI