Flash

Superlojtari i Vlahovic: "Pozicionimi i Lautaro, fiziku i Haaland e shpejtësia e Osimhen"

Lapsi.al 26 September 2024
Superlojtari i Vlahovic: "Pozicionimi i Lautaro, fiziku i Haaland e

Duhet kohë, një faktor fiziologjik për të asimiluar plotësisht kërkesat e trajnerit të ri. Te Juventus, megjithatë, koha është gjithmonë e pakët: "Sa e bukur, e këndshme dhe e lodhshme është të luash me bardhezinjtë - pranoi Vlahovic -. Këtu është ndryshe, ka një nivel më të lartë dhe Juventus përfaqëson shumë gjëra si krenarinë, familjen dhe mentalitetin fitues”.

Nëse Locatelli e ka nominuar hapur Juventus për titullin kampion, Vlahovic është i sigurt se gara do të jetë e hapur për shumë skuadra dhe lufta do të jetë e ashpër: “Ne duhet të duelojmë para së gjithash me veten, kush fiton do të vendoset nga detajet. Inter luan së bashku prej një kohe të gjatë dhe kanë mekanizma të konsoliduar, duket që e njohin njëri-tjetrin shumë mirë. Sigurisht zikaltrit ishin sigurisht më të mirët vitin e kaluar, por është shumë herët për të bërë parashikime".

Lexo më tej: Juventus i vë kushte Vlahovic: përcaktohet data limit për rinovimin

Dusan Vlahovic pastaj u ndal të bënte një krahasim të vogël me sulmuesit e tjerë të mëdhenj në kampionat dhe më gjerë: "Do t'i vidhja Lautaro Martinez pozicionimin e trupit që do të më kompletonte. Ai ishte sulmuesi më i mirë vitin e kaluar dhe e respektoj shumë. Është vdekjeprurës. Nga Haaland do të merrja mënyrën e sulmit në zonë dhe fizikun, kur niset nuk e ndalon dot. Nga Osimhen shpejtësinë".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI