Flash

Ndeshje të trukuara në Kinë: përjashtohen përjetë 38 futbollistë

Lapsi.al 10 September 2024
Ndeshje të trukuara në Kinë: përjashtohen përjetë

Federata Kineze e Futbollit ka përjashtuar përgjithmonë 43 persona, nga të cilët 38 lojtarë dhe pesë zyrtarë të klubit, mbi akuzat për trukime ndeshjesh dhe forma të tjera korrupsioni. Agjencia zyrtare e lajmeve kineze Xinhua raporton se Zhang Xiaopeng, një zyrtar i lartë i policisë, dha detaje të një "hetimi 2-vjeçar që zbuloi një sërë rastesh të lojërave të fatit online, ndeshje të trukuara dhe korrupsionit".

Sipas Xinhua, hetimi përfshinte 120 ndeshje, 128 të dyshuar dhe 41 klube. Lojtarëve dhe zyrtarëve të tjerë u janë dhënë pezullime të reduktuara dhe mes tyre ka lojtarë të huaj, të joshur në Kinë nga premtimi për paga të larta. Në mesin e atyre që janë ndaluar përjetë nga ky sport janë ish-lojtarët e kombëtares kineze Jin Jingdao, Guo Tianyu dhe Gu Chao.

Kina, pas stuhisë së krijuar nga çështja e ndeshjeve të trukuara, do të përballet sot në Dalian me Arabinë Saudite në raundin e tretë të kualifikueseve aziatike për Botërorin 2026, 5 ditë pas humbjes 7-0 ndaj Japonisë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI