Flash

"Inter na mashtroi": Sporting Lisbona në dhjetor pret 30 milionë për çështjen Joao Mario

Lapsi.al 10 September 2024
"Inter na mashtroi": Sporting Lisbona në dhjetor pret 30

Joao Mario nuk është lojtar i Inter prej pesë vjetësh tashmë e megjithatë emri i tij ende shfaqet nëpër korridoret e selisë zikaltër. Shkak është një çështje që daton në vitin 2021. Tre vjet më parë zikaltrit ndërprenë kontratën me mesfushorin portugez, i cili menjëherë u transferua te Benfica, ku luajti deri këtë verë para transferimit të 5 ditëve më parë te Besiktas.

Sporting i Lisbonës, klubi nga i cili Inter e kishte blerë lojtarin në vitin 2016, gjithmonë ka pohuar se ajo manovër u krye për të anashkaluar një klauzolë të veçantë të përfshirë në kontratën e tetë viteve më parë. Më saktë, që zikaltrit nuk mund të shisnin Joao Mario te skuadrat e tjera portugeze, nëse nuk paguanin dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh.

Lexo më tejSporting i drejtohet CAS, kërkon 30 milionë euro për Joao Mario. Inter: "Asnjë shkelje"

Për këtë arsye, Sporting ka tre vjet që lufton me drejtësinë sportive ndërkombëtare për t'i dhënë dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh dhe pikërisht për këtë mosmarrëveshje - shkruan gazeta portugeze Record - Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të shprehë mendimin e saj në datën 9 dhjetor. Pala portugeze iu drejtua CAS pasi FIFA refuzoi plotësisht apelimin e tyre të parë më 10 korrik 2023.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI