Flash

Video/ Variante taktike top-sekret: Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë

Lapsi.al 9 September 2024
Video/ Variante taktike top-sekret: Kombëtarja mbyll përgatitjet

Asgjë nuk filtron mbi formacionin dhe mbi mënyrën si Shqipëria do të luajë kundër Gjoergjisë. Sylvinho ka provuar gjithcka me dyer të mbyllura dhe nuk ka zbuluar asgjë për lojtarët që do të zbresin në fushë nesër. Kombëtarja shqiptare ka mbyllur me sukses përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Gjeorgjisë. Pas konferencës zyrtare për shtyp të trajnerit Silvinjo dhe mesfushorit Kristjan Asllani, skuadra zbriti në fushë dhe kreu seancën e fundit stërvitore.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi u stërvit i plotë. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë. Atmosfera është fantastike dhe të gjithë djemtë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin nesër në stadiumin kuqezi “Air Albania”. Seanca stërvitore e Kombëtares zgjati rreth një orë, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.

Ndeshja e dytë e Grupit B1 të UEFA Nations League, Shqipëri – Gjeorgji do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI