Flash

Video/ “Më mirë fitojmë me golin e Manaj”: Asllani tregohet lojtar ekipi dhe zbulon: “Duam Botërorin”

Lapsi.al 9 September 2024
Video/ “Më mirë fitojmë me golin e Manaj”: Asllani

“Gjeorgjia ka marrë një fitore të thellë, por ne do ta respektojmë kundërshtarin. Nuk do të kemi frikë, do të kemi një stadium plot me tifozë, i falënderoj. Ndeshja me Ukrainën ka mbaruar, shpresoj dhe besoj të bëjmë pikë nesër”. Kristjan Asllani është i motivuar, gati dhe flet si lider në konferencën për shtyp të vigjiljes së ndeshjes me Gjeorgjinë. “Është e vërtetë që kemi luajtur unë dhe Ramadani, por unë gjendem mirë me të gjithë lojtarët. Objektivi ynë është vetëm skuadra dhe mendojmë vetëm të bëjmë pikë për Kombëtaren, tifozët dhe për të gjithë ne shqiptarët”.

Për koincidencë, ndeshja e parë si titullar e Asllanit ishte pikërisht me Gjeorgjinë në miqësoren e vitit 2022: “Kanë kaluar dy vite, por ky viti i fundit ka qenë shumë i mirë për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët me pjesëmarrjen në Europian. Besoj se kemi bërë mirë, e kemi rritur nivelin e Kombëtares. Tani kemi një grup të fortë, kemi ndeshje të forta dhe duhet të vazhdojmë ta rrisim nivelin e kombëtares”.

Lexo më tejVideo/ Çark për Kvara e filozofia e Klopp, Sylvinho është gati për Gjeorgjinë: “Duhet me 100 në orë”

Asllani nuk është nga ata që fshihen kur vjen puna te objektivët dhe mesfushori i Inter e ka të qartë: “Nesër presim Gjeorgjinë, një ekip që po rritet dhe po bën futboll të bukur. Dhe Çekia, me të cilët kemi luajtur. Një skuadër e fortë dhe shumë fizike. Objektivi ynë është sigurisht Botërori, por për momentin jemi të fokusuar te Gjeorgjia nesër – sqaroi Asllani që pastaj e mbylli me një batutë -. Më mirë fitojmë me një gol me goditje të Manaj se timin me penallti”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI