Flash

Video/ Italia e para grupit, tifozët fyejnë himnin e Izraelit: Franca dominuese, Haaland ai i përhershmi

Lapsi.al 9 September 2024
Video/ Italia e para grupit, tifozët fyejnë himnin e Izraelit: Franca

Franca shpengohet dhe arrin suksesin e parë në këtë Nations League, duke mposhtur një Belgjikë që u shua pas 20 minutave të para. Kolo Muani (29') dhe Dembelé (57') fiksuan rezultatin 2-0 ndaj Djajve të Kuq. Në Grupin A2, Italia e Luciano Spalletti - i pari me pikë të plota - i dhanë vazhdimësi suksesit të tyre në Francë, duke mposhtur edhe kombëtaren e Ben Simon në Budapest me një gol në çdo pjesë.

Frattesi zhbllokoi ndeshjen me gjoks në minutën e 38', duke përfituar nga një asist i saktë nga Dimarco. Interisti më pas rikuperoi një top në minutën e 62', duke nisur aksionin e dyfishimit të Kean. Goli i Abu Fanit në minutën e 90' ishte vetëm për statistika.

Gjest i fortë nga tifozët e pakët italianë të pranishëm në tribunat e stadiumit të Budapest për ndeshjen e Nations League kundër Izraelit. I gjithë seksioni i tifozëve italianë në Bozsik Arena në fakt ktheu shpinën gjatë luajtjes së Hatikvah, himnit kombëtar të Izraelit. Gjatë himnit të pranishmit në shenjë proteste kënduan edhe korin 'Italia, Italia'. Një qëndrim që i atribuohet momentit delikat politik të shtetit hebre, në luftë me Hamasin që nga 7 tetori 2023.

Lexo më tejVideo/ Kosova shpërthen pa “rebelët”: Muriqi dygolësh, Dardanët poker Qipros

Në League B festojnë Turqia dhe Rumania, duke mposhtur 3-1 Islandën dhe Lituaninë: gola “italianë” për rumunët, të cilët morën rezultatin me Mihaila dhe Marin. Sesko shënoi tre për Sllovakinë, Haaland si gjithnjë vendimtar ndaj Austrisë (2-1).

REZULTATET E MBRËMJES

League A: Group 2 UEFA Nations League

France 2-0 Belgium

Israel 1-2 Italy

League B: Group 3 UEFA Nations League

Norway 2-1 Austria

Slovenia 3-0 Kazakhstan

League B: Group 4 UEFA Nations League

Montenegro 1-2 Wales

Turkiye 3-1 Iceland

League C: Group 2 UEFA Nations League

Cyprus 0-4 Kosovo

Romania 3-1 Lithuania

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI