Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

19 vjet pa fitore, Shqipëria kërkon të thyejë serinë negative me Gjeorgjinë

Lapsi.al 10 September 2024
19 vjet pa fitore, Shqipëria kërkon të thyejë serinë

Precedentët nuk na japin të drejtë: 8 humbje, 4 barazime e vetëm 3 fitore në 15 përballjet historike me suksesin që mungon prej 19 vjetësh. Që nga kualifikuesja e Botërorit 2006 kur në Tiranë kuqezinjtë triumfuan 3-2 në 4 qershor, vetëm humbje e barazime në 6 ndeshje të luajtura. Barazimet janë ato që më së shumti janë shfaqur në tabelën e rezultateve kur Shqipëria dhe Gjeorgjia janë përballur në fushë në këtë periudhë, 4 të tilla.

Ky është edhe totali i barazimeve në të gjithë historinë, që sheh në avantazh rivalët e sotëm. E megjithatë Shqipëria do të kërkojë vendin e parë në Grupin 1 të Ligës B në Nations League kur të zbresë në fushën e Arenës Kombëtare, për tu përballur me Gjeorgjinë. Dy skuadrat vijnë nga sukseset në debutim, me kuqezinjtë fitues në transfertën kundër Ukrainës dhe skuadrën e Sagnol dominuese kundër Çekisë në shtëpi. Kështu, një ndeshje shumë e rëndësishme në të cilën Sylvinho kërkon të konfirmohet pas lojës së mirë të treguar ndaj ukrainasve.

Lexo më tejDy balotazhe e shumë siguri: Sylvinho ndërton anti-Gjeorgjinë, me Kvaratskhelia në shënjestër

Problem mbi të gjitha do të jetë Kvartskhelia, njeriu më përfaqësues i Gjeorgjisë, por e gjithë skuadra e Sagnol është solide dhe ka bërë një europian historik me kalimin e grupeve në pjesëmarrjen e parë. Shqipëria, përtej problemeve të dëmtimeve që kanë krijuar mungesa të rëndësishme për Sylvinhon, është e bindur se ka gjithcka gati për të thyer gjeorgjianët për të marrë kryesimin vetmitar. Në orën 20.45 kuqezinjtë synojnë të tregojnë se janë një ekip krejt ndryshe nga ai që barazoi pa gola dy vjet më parë, kur në pankinë ishte Edy Reja.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Me sytë katër

PAPARAZZI