Flash

Dy balotazhe e shumë siguri: Sylvinho ndërton anti-Gjeorgjinë, me Kvaratskhelia në shënjestër

Lapsi.al 10 September 2024
Dy balotazhe e shumë siguri: Sylvinho ndërton anti-Gjeorgjinë, me

Një ndeshje si ajo me Ukrainën shteron energji dhe Sylvinho e di mirë. Ndoshta edhe për këtë arsye nuk u zbilancua mbi asgjë në lidhje me formcionin në konferencën zyrtare për shtyp. Braziliani e ka një ide të qartë për mënyrën dhe lojtarët që interpretojnë më mirë idetë e tij taktike, por i druhet lodhjes në këmbë pas 90 minutave intensive në Çeki, apo ndonjë shqetësimi muskular që mund ti trazojë formacionin.

Sidoqoftë, nga ajo që pa në fushë kundër Ukrainës dhe vetëm dy ndryshimeve të bëra gjatë lojës kuptohet se me gjendje optimal duhet të jenë të njëjtët që do ta nisin nga fillimi. Strakosha në portë do të ketë sërisht katërshen defensive me Hysaj e Mitaj në krahë. Një mendim është edhe te Balliu, që e shpejtësinë e tij mund të ketë më i përshtatshëm për mbulimin e Kvaratskhelia. Në qendër pastaj, dyshja e pakapshme ndaj Ukrainës Ismajli-Kumbulla. Një fakt plus është edhe se pothuaj në shtëpi nuk pësojmë kurrë prej gati dy vjetësh.

Mesfusha ka njerëzit e saj më stabël në gjendje të mirë me Ramadanin, Asllanin e Laçin që kanë krijuar edhe konfidencë me njëri-tjetrin. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Asanin e balotazhi i vetëm mund të jetë në të majtë me Bajramin, që shfaqi shenja lodhje në debutim, që mund ta luajë vendin me Hoxhën, që e pret një ndeshje si titullar. Manaj ishte i jashtëzkonshëm me Ukrainën dhe duhet të rikonfirmohet, pavarësisht se Uzuni pret mundësinë e tij.

Lexo më tej: Video/ Çark për Kvara e filozofia e Klopp, Sylvinho është gati për Gjeorgjinë: “Duhet me 100 në orë”

Në fund të fundit, formacioni fitues nuk ndryshohet thuhet dhe Sylvinho nëse problemet fizike e lejojnë është gati ti kërkojë një sforco të vogël të njëtëve, pothuaj, për të tentuar fitoren edhe ndaj Gjeorgjisë, fitorja ndaj të cilëve mungon prej gati 20 vitesh.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI