Flash

"Dikush nuk i bën detyrat e tij": tërbohet De Bruyne e kërcënon lamtumirën nga kombëtarja

Lapsi.al 10 September 2024
"Dikush nuk i bën detyrat e tij": tërbohet De Bruyne e

Belgjika, kundërshtarja e radhës e Italisë në Nations League, është ekzaktësisht një fuçi baruti. Humbja kundër Francës e tërboi krejtësisht yllin e skuadrës Kevin De Bruyne. Në bilbilin e fundit, kapiteni iu drejtua drejtorit sportiv Frank Vercauteren, duke kërcënuar se do të tërhiqej nga kombëtarja. Më pas në konferencën për shtyp ai sulmoi ashpër bashkëlojtarët. "Një paraqitje e papranueshme - deklaroi ai dukshëm i mërzitur -. Rrinim gjashtë vetë prapa, nuk kishte asnjë lidhje. As në pjesën e dytë. Je në disavantazh, apo jo? Nuk ka të bëjë me tranzicione. Ka të bëjë me mënyrën e lojës dhe njerëz, që nuk e bëjnë punën e tyre”.

“Duhet të përmirësohemi në çdo aspekt, nuk jemi mjaftueshëm të mirë për të arritur një nivel më të lartë për momentin – shtoi De Bruyne për VTM –. Por pikërisht për këtë arsye duhet të japim gjithçka. Nëse nuk e bëjmë, ka mbaruar. Dikush nuk i kryen detyrat e tij, mund të pranoj që nuk jemi në nivelet e 2018-ës, por gjëra të tjera janë të papranueshme, por nuk do t'i them".

Lexo më tejVideo/ Italia e para grupit, tifozët fyejnë himnin e Izraelit: Franca dominuese, Haaland ai i përhershmi

Trajneri Domenico Tedesco u përpoq t'i hedhë ujë zjarrit: "Nuk flitet për këto lloj gjërash. Ndoshta ndjen zhgënjim, shumë zhgënjim, në fund të fundit është një djalë që ka gjithmonë shumë emocione dhe është normale të provojë ndjenja negative. Ai është një fitues”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI