Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

De la Fuente, largohet nga Spanja pas fitores: Washington Post jep lajmin sensacional

Lapsi.al 16 July 2024
De la Fuente, largohet nga Spanja pas fitores: Washington Post jep lajmin

Spanja ende nuk e ka marrë veten nga “aventura” europiane, me Furitë e Kuqe të aftë për të fituar titullin e katërt kontinental në historinë e tyre falë fitores 2-1 ndaj Anglisë në finale. Dy ditë pas mbrëmjes madhështore në Berlin, dhe ende e freskët nga festimet, ja ku vjen një lajm i bujshëm që mund të shqetësojë kombëtaren iberike. Në fakt, sipas asaj që raportohet nga gazeta autoritare Washington Post, tekniku Luis De la Fuente po mendon të zhytet në një sfidë të re, larg vendit të tij.

DE LA FUENTE I ËSHTË PROPOZUAR SHBA-së

Sipas asaj që raportohet nga gazeta e njohur, menaxherët e De La Fuente i kanë dërguar një email federatës së futbollit amerikan për të propozuar kandidaturën e trajnerit të ri kampion europian në pozicionin e lënë vakant nga Gregg Berhalter, i shkarkuar pas zhgënjimit në Kupën e Amerikës. Shtetet e Bashkuara duan menjëherë të shpengojnë veten, veçanërisht në funksion të Kupës së Botës së ardhshme që do të organizojnë në vitin 2026 së bashku me Kanadanë dhe Meksikën.

Lexo më tejVideo/ Spanja, pritje mbretërore e festë e çmendur në Madrid për kampionët e Europës

Massoud Roushandel, president i Global Elite Sports Group, një kompani administruese që punon ngushtë me avokatin spanjoll të sportit Vicente Montes dhe këshilltar i teknikut aktual të Spanjës, konfirmoi se ata, së bashku, i dërguan një email drejtorit sportiv amerikan Matt Crocker në lidhje me interesin e trajnerit të Furive të Kuqe për detyrën.

Kontrata e De la Fuente me federatën spanjolle skadon në vitin 2026, por pas fitoreve në Nations League dhe veçanërisht në Euro 2024, ndoshta do të duhet një rregullim ekonomik për ta mbajtur teknikun. Gjithnjë nëse SHBA nuk vendos t’i ofrojë një super kontratë. Në fund të fundit, ishte ai që u vetë-propozua...

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI