Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Fundi i një epoke, Xherdan Shaqiri i jep lamtumirën Zvicrës: e mbylli Euro 2024 me golin e rekordit

Lapsi.al 15 July 2024
Fundi i një epoke, Xherdan Shaqiri i jep lamtumirën Zvicrës: e
Pas 125 ndeshjeve dhe 32 golave, Xherdan Shaqiri ka vendosur t'i japë fund karrierës me kombëtaren. Lajmin 32-vjeçari e ka bërë të ditur në rrjetet e tij sociale. Fantazisti me origjinë shqiptare, i rritur në Basel, ishte një pjesë integrale dhe lojtari kryesor i kombëtares zvicerane në shtatë turne të mëdha gjatë një periudhe prej katërmbëdhjetë vjetësh. Megjithatë, që nga viti 2022, që kur kaloi në radhët e Chicago Fire në MLS, roli i tij ishte zbehur dhe së fundmi ai luajti vetëm në dy ndeshje të fazës finale të Kampionatit Evropian në Gjermani. “Shtatë turne, shumë gola, 14 vite me kombëtaren zvicerane të seniorëve dhe momente të paharrueshme. Ka ardhur koha për t'i dhënë lamtumirën Kombëtares. Kujtimet e mëdha do të mbeten dhe për këtë ju them të gjithëve: FALEMINDERIT”, ka thënë Shaqiri në postimin e tij.

REKORDI

E megjithatë, edhe ato pak prezenca në Euro 2024, Shaqiri arriti të vendoste një rekord që do të jetë e vështirë të thyhet. Ai shënoi një gol spektakolar në ndeshjen kundër Skocisë, duke barazuar ndeshjen në 1-1, e është një gol që e bëri të arrinte diçka që nuk kishte mundur ta bënte as Cristiano Ronaldo. Shaqiri është i vetmi lojtar që ka shënuar në tre Kampionatet e fundit Evropiane dhe në 3 Kupat e Botës. Në Brazil 2014, Shaqiri shënoi një trigolësh kundër Hondurasit për të filluar serinë e jashtëzakonshme të turneve të shënuara. Ai e pasoi atë me një nga golat e turneut në Euro 2016, kundër Polonisë. Në turneun e tretë radhazi, Shaqiri shënoi në Kupën e Botës 2018 në fitoren e paharrueshme 2-1 ndaj Serbisë. Anësori zviceran shtoi tre gola në Euro 2020, dy kundër Turqisë dhe një tjetër kundër Spanjës, për ta mbyll në Gjermani me golin brilant kundër Skocisë në Këln, që do të mbahet mend edhe si i fundit me kombëtaren e një lojtari që bëri histori.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI