Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Video/ Messi i dëmtuar e në lot në pankinë, Lautaro i dhuron Argjentinës Kupën e Amerikës

Lapsi.al 15 July 2024
Video/ Messi i dëmtuar e në lot në pankinë, Lautaro i dhuron

Argjentina fiton Kupën e Amerikës 2024. Finalja kundër Kolumbisë, e cila ishte e pamposhtur prej më shumë se dy vjetësh, përfundoi 1-0 falë një goli në minutën e 112' nga Lautaro, i cili përfitoi nga asistimi i Lo Celso për të vendosur ndeshjen. Titulli i katërt në tre vjet për Selección dhe teknikun Scaloni. Kapiteni i Interit e përfundoi turneun si golashënuesi më i mirë, Messi doli i dëmtuar në minutën e 66', por ngriti një tjetër trofe me kombëtaren e tij. Lotë gëzimi për ndeshjen e fundit me Albiceleste të Angel Di Maria.

E tashmë janë katër tituj në tre vjet. Argjentina konfirmon veten kampione e gjithçkaje, duke fituar Kupën e Amerikës për të dytin edicion radhazi, e cila i shtohet trofeut të fituar në 2021, Finalissima të vitit 2022 dhe mbi të gjitha Kupën e Botës në Katar. Në Miami, Selección festoi falë Lautaro Martinez, i cili në minutën e 112' shënoi golin e 1-0 ndaj një Kolumbie që nuk kishte humbur në 28 ndeshje dhe që nga shkurti i vitit 2022, kur u mundën sërish nga Albiceleste.

LOT E FESTË NË FINALE

Një finale rrëqethëse ende pa nisur, duke qenë se ndeshja nisi gati një orë e gjysmë me vonesë për shkak të asaj që ndodhi jashtë stadiumit me tifozët. Në fushë, Alvarez dhe Messi ishin menjëherë të rrezikshëm, por ishte Lerma në minutën e 16' që frikësoi Dibu Martinez, i cili devijoi në kënd. Në pjesën e dytë, Di Maria, në ndeshjen e fundit me kombëtaren, ishte afër shënimit, por diagonalja e tij u bllokua në minutën e 57'. Nëntë minuta më vonë, Messi u dëmtua keq dhe këtë herë doli nga fusha i përlotur. Më pas Argjentina shënoi, por goli i Nico Gonzalez u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje të Tagliafico.

Lexo më tej: Video/ Argjentina në finalen e Kupës së Amerikës, Messi kërkon të jetë edhe në Botëror: "Dua të vazhdoj"

Kalimi në kohët shtesë ishte i pashmangshëm dhe sulmuesi i Fiorentinës ishte ende shumë i rrezikshëm në minutën e 95'. Sidoqoftë, Lautaro, lojtari më i mirë i këtij edicioni të Copa America, u kujdes për të larguar frikën: në minutën e 112' mori pasimin nga Lo Celso dhe mposhti Vargas në dalje, duke bërë që tifozët Albiceleste në stadiumin Hard Rock të çmendeshin. Në bilbilin e fundit, pati sërish lotë, por këtë herë gëzimi: nga Messi që fitoi titullin e katërt në tre vitet e fundit, nga Di Maria që e mbylli aventurën e tij në kombëtare me një trofe, nga Lautaro që ishte ende vendimtar. Dhe e një popullsie të tërë, e cila që nga viti 2021 thjesht nuk po pushon së festuari.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI