Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Spanja sfidon Anglinë, jo vetëm për trofeun: ja sa arkëton skuadra që fiton Euro 2024

Lapsi.al 14 July 2024
Spanja sfidon Anglinë, jo vetëm për trofeun: ja sa arkëton

Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në Olympiastadion të Berlinit do të luhet finalja e Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë. Një ndeshje që nuk ka nevojë për stimulim të mëtejshëm dhe që përball dy nga kombëtaret më cilësore të turneut. Nga njëra anë, Furitë e kuqe të teknikut De La Fuente, i cili, duke përjashtuar Nations League të vitit 2023, nuk kanë fituar asnjë kompeticion që nga Euro 2012, kur spanjollët triumfuan 4-0 ndaj Italisë në finale. Nga ana tjetër, Anglia, e drejtuar nga Gareth Southgate, e cila nuk ka ngritur asnjë trofe që nga viti 1966, kur Tre Luanët u bënë kampionë bote në Wembley. Një ndeshje që vlen për lavdi të përjetshme, por jo vetëm kaq. Fituesi i Euro 2024, në fakt do të fitojë rreth 28 milionë euro.

SA FITOJNË DY FINALISTET?

28 milionë euro, pra, nga të cilat 40% do të ndahen për lojtarët. Humbësi, megjithatë, do të fitojë rreth 24.5 milionë, nga të cilat 30% do të shpërndahen mes anëtarëve të skuadrës. Më saktësisht, Spanja me tre fitore në grup, ka arkëtuar 1 milion euro më shumë se Anglia që në grup mori një fitore e dy barazime. Kështu, për fitoren e trofeut Spanja i gëzohet 28 milionë euro kundër 27 të suksesit anglez, dhe i njëjti raport ndodh edhe me humbjet, me iberikët që arkëtojnë 25 kundër 24 të Tre Luanëve.

SA KANË FITUAR KOMBËTARET E ELIMINUARA?

Shumë në dispozicion për ekipet pjesëmarrëse është rreth 330 milionë euro, të shpërndara si më poshtë:

Pjesëmarrja: 9 milionë

Fitorja në fazën e grupeve: 1 milion

Barazimi në fazën e grupeve: 0.5 milionë

Kualifikimi për të 1/8: 1.5 milionë

Kualifikimi për në çerekfinale: 2.5 milionë

Kualifikimi për në gjysmëfinale: 4 milionë

Finalisti i mundur: 5 milionë

Fituesi: 8 milionë

Lexo më tejVideo/ "Shqipëria thyen Spanjën", macja jep verdiktin: parashikimi bën xhiron e botës

Për shkak të pjesëmarrjes në Euro 2024 dhe barazimin në ndeshjen e dytë të Grupit B, 2-2 kundër Kroacisë, Shqipëria do të arkëtojë 9.5 milionë euro nga prezantimi për herë të dytë në histori në finalet e një kompeticioni madhor europian.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI