Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Finalja/ Spanja e Anglia: dy botë të kundërta përballë

Lapsi.al 14 July 2024
Finalja/ Spanja e Anglia: dy botë të kundërta përballë
Spanja apo Anglia? Finalja e Euro 2024, është sinteza perfekte mes një grupi që përpiqet të zhvillojë manovrën e tij duke ndjekur një plan të saktë dhe atyre që përpiqen të bëjnë të ndodhin sa më pak episode në një ndeshje, sepse e dinë që herët a vonë është gjithmonë dikush në skuadër që i zgjidh gjërat (qoftë në minutën e fundit apo me penallti). Sonte në mbrëmje në orën 21, në Olympiastadion në Berlin, do të luhet finalja e Euro 2024. Spanja ose Anglia do të vendosin kurorën mbretërore të futbollit të Kontinentit të Vjetër. Spanja dhe tekniku i saj De La Fuente nuk ka shpikur asgjë, thjesht ka gjetur mënyrën ti marrë maksimumin lojtarëve të tij duke i bërë të ndihen komodë në fushë, duke ndjekur parimet e futbollit që prej dekadash ndiqen në ato anë. Natyrisht ka dy anësore spektakolarë si Williams e Yamal që edhe kundër Francës bënë diferencën. Spanja ka fituar çdo ndeshje në turne, vetëm kundër Gjermanisë me shtesë dhe nëse ka bërë rekordin me 6, kërkon të përmirësojë me 7 të dielën. Nga ana tjetër, mbërrin Anglia që ka organikën më të mirë të Europianit, bashkë me Francën. Për të marrë konfirmimin, mjaftoi pritja deri në gjysëmfinalen me Holandën, pavarësisht se te kombëtarja e Southgate del gjithnjë më shumë vonë se herët që zgjidh telashet, si Bellingham, Kane, apo Watkins i fundit i serisë. Dy botë të kundërta, e mund të jetë një thjeshtim gazetaresk, por e diela do të jetë vërtet një përplasje ideologjike klasike mes një kolektivi që lartëson individët dhe individët që plotësojnë mangësitë e kolektivit. Lufta e përjetshme e së mirës kundër së keqes. Dhe ku janë të mirën e të keqen e vendos shija personale. Si gjithmonë në këtë sport të mrekullueshëm.

FORMACIONET E MUNDSHËM

Spanja: Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Ruiz, Rodri, Olmo; Yamal, Morata, Williams Anglia: Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rice, Shaw; Bellingham, Foden; Kane Lexo më tejDe La Fuente kërkon trofeun e Euro 2024: "Humbësit fatkeqësisht nuk mbahen mend"

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI