Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Yamal mbush 17 vjeç, por nuk dëshiron dhurata: "Futbolli im vjen nga rruga, dua të fitoj Europianin"

Lapsi.al 13 July 2024
Yamal mbush 17 vjeç, por nuk dëshiron dhurata: "Futbolli im

Lamine Yamal mbush sot 17 vjeç dhe tashmë e pret një takim me historinë. Të dielën në mbrëmje, ylli i ri i Barcelonës do të ketë shansin të ngrejë në qiell trofeun e Euro 2024 në finalen e Berlinit kundër Anglisë, në të cilën Spanja u kualifikua edhe falë golit të tij kryevepër në gjysmëfinale kundër Francës: “I thashë mamasë sime se nëse fitojmë nuk dua asgjë si dhuratë - ishin fjalët e thëna për të përditshmen Marca në ditëlindjen e tij -. Kërkoj vetëm të jem në gjendje të festoj fitoren në Madrid, me shokët e mi të skuadrës. Kaq është e gjitha. Mund të jetë një ditë e çmendur me tifozët të çmendur nga gëzimi që na presin në aeroport".

Për Yamal është mundësia e parë e madhe e një karriere që sapo ka nisur. Palmaresi i tij përfshin La Liga 2022/23, por në atë sezon ai luajti vetëm 7 minuta, ato të debutimit të tij zyrtar me fanellën e Barçës. Tani, shansi për një triumf si protagonist absolut: "Duhet të vazhdojmë siç bëmë kundër Gjermanisë ose Francës. Të qëndrojmë vetvetja, të mbajmë zotërimin e topit për të kontrolluar lojën në çdo moment. Besoj se jemi më të mirët në këtë dhe askush nuk mund të na ndalojë nëse e bëjmë. Po shohim se si skuadër nuk ka asnjë në nivelin e Spanjës. Në fund, ai intensitet është çelësi".

Kombëtarja e De La Fuente shembi skepticizmin e shumëkujt me paraqitje të nivelit më të lartë: “Që përpara kampionatit europian kemi thënë se meritonim besimin dhe se mund të ishim ndër favoritët, edhe pse njerëzit nuk e mendonin kështu. Thuhej se nuk do të arrinim në pesëshen më të mirë U desh pak kohë, por kushdo që do të hyjë në garë do të jetë i mirëpritur".

"FUTBOLL RRUGE"

Yamal foli edhe për lidhjen e tij me të kaluarën: "Futbolli im vjen nga rruga, nga loja me shokët. Nga kjo vjen gjithashtu edhe shikimi në një drejtim dhe pasimi i topit në anën tjetër. Aty mësohet. Shokët e mi? Po çmenden fare. Më thanë se në rrugën time, në Mataró, të gjithë bërtisnin emrin tim. Disa do të vijnë në Berlin, por të tjerët nuk do të munden. Do të përpiqem të sjell vetë ndonjë”.

Lexo më tej: Video/ Morata tallet me Yamal në stërvitje: kapiteni i bën një lëvizje turpëruese për ditëlindje

Së fundi, ai shpjegoi marrëdhënien e tij me lojtarët më me përvojë dhe të afirmuar, brenda dhe jashtë kombëtares spanjolle: "Të gjithë më trajtojnë shumë mirë, jo si një fëmijë 16, 17 vjeç, por si dikush më i madh. Cili më ka kërkuar për fanellën deri tani? Mbappe, në dhomat e zhveshjes dhe Chiesa ma kërkoi kur u përballëm me Italinë”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI