Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Video/ Përse me rregullore faulli i Dumfries është penallti: por në VAR nuk kanë parë çfarë ka bërë Saka

Lapsi.al 11 July 2024
Video/ Përse me rregullore faulli i Dumfries është penallti: por
Diskutime të mëdha dhe kritika të rënda janë hedhur ndaj arbitrit Felix Zwayer për akordimin e penalltisë në favor të Harry Kane, në gjysmëfinalen e EURO 2024 mes Holandës dhe Anglisë. E megjithatë, në orët e fundit u ngrit një zhurmë e madhe mbi VAR, të cilit i ka shpëtuar prekja e topit me dorë nga Bukayo Saka pak çaste më parë. Tre Luanët e panë veten në disavantazh në Signal Iduna Park, në Dortmund, por nëntë minuta më vonë ata patën menjëherë një shans të madh për të barazuar ndeshjen me penalltinë e fërshëllyer për faullin e Dumfries ndaj Kane brenda zonës. Sipas rregullores është e saktë të jepet penallti, por VAR nuk ka parë atë që bëri Saka pak çaste më parë. Anësori anglez duket se e preku topin dy herë me duar para se topi të përfundonte në anët e kapitenit të tij.

ÇFARË NDODHI PARA PENALLTISË SË KANE

Megjithatë, ka hije dyshimi për atë që ndodhi në momentet para goditjes së Harry Kane. Një përsëritje e aksionit tregoi se topi preku dorën e Saka para se të përfundonte te qendërsulmuesi anglez, për goditjen e tij në portë. Ish-arbitri i FIFA-s, Jonas Eriksson, i cili është në TV anglez për të komentuar episodet e arbitrimit të Kampionatit Evropian, beson se VAR duhet të kishte ndërhyrë për t'i hequr penalltinë Anglisë. “Këtu më befason fakti që ata nuk shkojnë të shohin episodin dhe nuk e anulojnë penalltinë”, tha Eriksson gjatë analizës së tij: “Sipas rregullores, është faull. Prekje me dorë qartësisht [Saka] dhe kjo do të thotë se nuk duhet të jetë penallti për Kane”. Sipas ish-arbitrit: "Njëra dorë mund të jetë në një pozicion të natyrshëm, por tjetra absolutisht jo. Është një prekje me dorë e pastër, kjo do të thotë se nuk duhet të kishte asnjë penallti për Kane".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI