Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

UEFA vendos arbitrin e finales: François Letexier do të gjykojë Spanjë-Angli

Lapsi.al 11 July 2024
UEFA vendos arbitrin e finales: François Letexier do të gjykojë
Francezi François Letexier do të jetë arbitri i ndeshjes Spanjë-Angli, finalja e Euro 2024 e planifikuar për të dielën më 14 korrik në Berlin. Këtë e ka bërë të ditur Komiteti i Arbitrave të UEFA-s. 35-vjeçari francez, arbitër ndërkombëtar që nga viti 2017, ka arbitruar tashmë 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s në karrierën e tij. Në finalet e Kampionatit Europian të këtij viti, Letexier arbitroi tre ndeshje në grup, përfshirë Spanjë-Gjeorgji, Danimarkë-Serbi dhe Kroaci-Shqipëri. Francezi ishte zyrtari i katërt në ndeshjen hapëse midis Gjermanisë dhe Skocisë në Mynih. Ai ishte gjithashtu arbitri i Superkupës së UEFA-s 2023 mes Manchester City FC dhe Sevilla FC që u luajt në Pire të Greqisë. Lexo më tejPrapaskena, Taylor u shoqërua jashtë stadiumit: zv/trajneri gjerman Wagner iu fut në dhomën e zhveshjes Letexier do të asistohet në finalen e së dielës nga ndihmësit francezë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa Szymon Marciniak (Poloni) do të jetë zyrtari i katërt. Roli i Video Assistant Referee (VAR) iu caktua Je'rôme Brisard (Francë), i ndihmuar nga Willy Delajod (Francë) dhe Massimiliano Irrati (Itali). Tomasz Listkiewicz (Poloni) kompleton formacionin si ndihmës arbitri rezervë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI