Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Video/ Karrike e televizorë kokës: tifozët holandezë përleshen me ata angleze me grushte e shishe në Dortmund

Lapsi.al 10 July 2024
Video/ Karrike e televizorë kokës: tifozët holandezë
Vigjilja e gjysmëfinales së dytë të Kampionatit Evropian 2024 ndërmjet Anglisë dhe Holandës u shkatërrua nga sjellja e turpshme e tifozëve të tyre përkatës, të cilët u përfshinë në një përleshje të dhunshme në rrugët e qytetit disa orë para fillimit të ndeshjes. Në Dortmund do të vendoset se kush mes kombëtares së Gareth Southgate dhe asaj të Ronald Koeman do të sfidojë Spanjën në finalen e Berlinit, ndaj dhe tensioni ka qenë i madh. Skena si në Perëndimin e Largët u përjetësuan në disa video që u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale. Grupe tifozësh kanë goditur me grushta dhe shkelma njëri-tjetrin dhe pastaj kaluan duke hedhur mbi kokat e kundërshtarëve gjithçka që gjenin aty pranë, nga shishet te tavolinat dhe karriget e deri te televizorët e shkëputur nga muret e një restoranti ku ishin strehur një grup tifozësh anglezë, të ndjekur nga një lumë tifozësh me fanella portokalli. Sipas autoriteteve në Dortmund, rreth 80 mijë tifozë erdhën nga Holanda për të parë ndeshjen në stadium ose në ekranet gjigante të instaluara në qytet. Para kësaj situate, policia me shumë vështirësi arriti të rivendoste qetësinë. Lexo më tej"Ka trukuar ndeshjet": Bellingham gjen përballë arbitrin Zwayer, Anglia e frikësuar Ende nuk është sqaruar se cila ishte arsyeja e përleshjes së dhunshme, por një zëdhënës i policisë konfirmoi për agjencinë gjermane të shtypit se holandezët dhe anglezët kishin sulmuar njëri-tjetrin. Teatri lokal i betejës në terren dhe disa aktivitete të vendosura pranë vendit të përleshjeve pësuan dëme të mëdha dhe, sipas burimeve të ndryshme, disa persona u plagosën në përleshje (sipas asaj që raporton tabloidi britanik The Sun, pesë tifozë anglezë u plagosën por nuk ka pasur ende ka raporte zyrtare nga forcat policore gjermane në lidhje me këtë).

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI