Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Nelson Hysa, 12 raunde për titullin WBO kundër gjermanit Fuchs: “Luftoj për një titull madhështor!”

Lapsi.al 9 July 2024
Nelson Hysa, 12 raunde për titullin WBO kundër gjermanit Fuchs:

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, në Tiranë do të luhet për titullin kampion Europe në boks, në peshën e rënda në boks. Numërimi mbrapsht ka nisur, në 11 korrik në mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, duke nisur nga ora 19:00, do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur ndërmjet kampionit Nelson Hysa dhe gjermanit Thorsten Fuchs për titullin WBO.

Interesante është se si Nelson Hysa, ashtu edhe Thorsten Fuchs, vijnë në këtë ndeshje pa asnjë humbje. Rekordi i gjigantit nga Shkodra është 17 fitore në 17 ndeshje në boksin profesionist, prej të cilave 15 me knockout, ndërsa Fuchs ka 13 fitore në 13 takime.

“Pas 24 vitesh, tani kam arritur në kulmin e karrierës sime - tha Hysa -. Luftoj për një titull shumë të rëndësishëm, jam përgatitur shumë për këtë ndeshje. Është një kundërshtar shumë i fortë, por e kam studiuar mirë së bashku me stafin tim, ku bën pjesë trajneri Zef Gjoni, Jetmir Kuçi, i cili është një ndihmë e madhe. Interesi është shumë i madh për këtë ndeshje nga tifozët. Do të ketë shumë shkodranë që do të vijnë në Tiranë e jo vetëm, do të na bashkohen nga e gjithë Shqipëria sepse për herë të parë në histori do të luhet për një titull WBO”, tha Nelson Hysa në prag të ndeshjes.

NË RING EDHE ALBAN BERMETA

Ndeshja e dytë e madhe e mbrëmjes do të jetë për kampionin e Globit. Alban Bermeta me 16 fitore sfidon nigerianin Obinna Joseph me 23 fitore, të gjitha të mbyllura me knockout. Duhet theksuar fakti se këto 2 tituj në një mbrëmje boksi nuk janë zhvilluar kurrë në Ballkan. Në ring do të ngjitet edhe Denis Nurja, kampioni i Ballkanit (15 fitore, 11 me KO) përballë kampionit të Venezuelës Angel Barroso. Gjithashtu në ring do të ngjitet edhe kampioni i shumëfishtë Arjon Kajoshi, pas tij boksieri kampion nga Durrësi, Ardit Murja, i cili do të ketë një kundërshtar shumë të fortë, si dhe talenti Xhuzepe Jaka dhe Fabio Kaciu, e ardhmja e peshave të rënda në Shqiperi (4 ndeshje 4 fitore me KO).

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI