Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Deschamps, elozhe Spanjës e injorim kritikave: "Ndeshje të mërzitshme? Shihni gjë tjetër"

Lapsi.al 8 July 2024
Deschamps, elozhe Spanjës e injorim kritikave: "Ndeshje të

Didier Deschamps ka ide të qarta për pikat e forta të Spanjës, kundërshtarit në gjysmëfinalen e Euro 2024: “Të gjitha skuadrat spanjolle kanë pasur gjithmonë këtë aftësi të madhe për të kontrolluar lojën – ishin fjalët e trajnerit francez në konferencën për shtyp të vigjiljes -. Mesfusha është një nga pikat e tyre të forta, me Rodri në veçanti është skuadra që ka kontrolluar më së miri topin në këtë turne dhe ajo që ka lënë përshtypjen më të mirë te të gjithë".

Deschamps iu përgjigj jo pa acarim atyre që i kërkonin llogari për shumë pak gola të shënuar nga kombëtarja e tij (dy autogola dhe një penallti nga Mbappé në pesë ndeshje të luajtura deri më tani): "Nëse mërziteni, shikoni diçka tjetër. Europiani është një turne i veçantë, shumë i vështirë për të gjithë. Numri i golave është ndoshta inferiorë në krahasim me të kaluarën, por kemi treguar se mund të përjetojmë emocione, se dimë ti bëjmë të lumtur francezët për rezultatet që kemi mundur të arrijmë, në një periudhë të ndërlikuar në Francë. Kjo ka rëndësi për mua".

SITUATA E MBAPPE

Më pas u fol shumë për gjendjen e Kylian Mbappe dhe zgjedhjen për ta zëvendësuar në kohën shtesë në ndeshjen e katërt kundër Portugalisë: "Ishte minuta e 110, ishte e kotë që ai të mbetej në fushë me ndjesi të këqija. Ne bëmë gjithçka për ta rikuperuar dhe jam i bindur se ai do të jetë në formë që nga fillimi. Gjendja e tij nuk lidhet vetëm me ndeshjen e fundit, por edhe atë që ka kaluar më parë, problem në shpinë dhe trauma në hundë. Duhet ta kalojë këtë situatë, të mësohet me kushtet e reja. Ai do të bëjë gjithçka për të qenë në maksimum në një situatë të re, veshja e një maske të çon në një vizion të ndryshuar, por hematoma është kapërcyer dhe çdo ditë septumi i hundës po forcohet”.

RREZIKU SPANJOLL

Fokusimi te fëmijët e tmerrshëm nga La Roja, Yamal dhe Williams: “Këta dy lojtarë, edhe nëse nuk kanë të njëjtat karakteristika, e çojnë Spanjën që ta ketë këtë cilësi më shumë se skuadrat e mëparshme, kanë shumë më tepër vertikalitet”.

Lexo më tej: Euro 2024, një autogol nga rekordi: Turqia e ka pësuar më keq, Franca ka gëzuar më shumë

Në fund, elozhet shkojnë për Mike Maignan: “Ai është një portier i nivelit më të lartë, ka një prani të shkëlqyer në vijën e portës, por është edhe rehat në ajër dhe në tokë, madje edhe të luajë me këmbë nuk shkakton problem. Sigurisht që nuk i zbulojmë sot aftësitë e tij” e mbylli Deschamps.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI