Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Prapaskena, Taylor u shoqërua jashtë stadiumit: zv/trajneri gjerman Wagner iu fut në dhomën e zhveshjes

Lapsi.al 6 July 2024
Prapaskena, Taylor u shoqërua jashtë stadiumit: zv/trajneri gjerman
Të nesërmen e eliminimit, dhimbja nuk qetësohet. Në Gjermani askush nuk ndal së foluri për gabimin e arbitrit Anthony Taylor, në ndeshjes Spanjë-Gjermani. Një gabim i rëndë për kombëtaren gjermane, e cila doli nga kampionati europian në çerekfinale ndaj ekipit të De la Fuente. Gazetat gjermane dhe jo vetëm ato vazhdojnë të flasin për episodin e inkriminuar. Sipas asaj që raportohet nga shtypi arbitrit i është dashur të merret edhe me Sandro Wagner, ndihmës i trajnerit Nagelsmann. Ish-lojtari i Bayern Munich thuhet se hyri në dhomën e zhveshjes së arbitrit menjëherë pas ndeshjes. Fluturuan fjalë të forta, ofendime me tone të larta. Disa dëshmitarë konfirmuan se diskutimi u zhvillua vërtetë dhe ishte shumë i gjallë me përplasjen që kaloi mbi norma. Megjithatë, trajneri i Gjermanisë nuk ka dashur të shkojë më tej dhe ka komentuar ngjarjen si më poshtë: “Nuk e kuptoj se si mund të bëhet një vlerësim i tillë në një milisekondë”. Një anashkalim i papranueshëm, megjithatë, nuk ishte zgjedhja e vetme e gabuar në një ndeshje nervoze me 16 kartonë të verdhë të dhënë. Lexo më tejPlasin polemikat, Gjermania e tërbuar me Taylor: dhuratë për Spanjën, mister përse nuk ndërhyri VAR Por nuk mbaron këtu. Gjithashtu sipas Bild, pas përplasjes me Wagner, arbitri Anthony Taylor është shoqëruar jashtë stadiumit me roje dhe më pas ka hipur në një makinë pa dhënë asnjë deklaratë në lidhje me penalltinë e shumëpërfolur që nuk u akordua. Anglezi doli nga stadiumi 80 minuta pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes. Asnjë lloj shpjegimi, vetëm heshtje dhe një arratisje e vërtetë për të shmangur përplasjet me tifozët.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI