Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Euro 2024, injorohet orientimi nga UEFA: Franca në avion për 124 kilometra, vetëm Zvicra me tren

Lapsi.al 6 July 2024
Euro 2024, injorohet orientimi nga UEFA: Franca në avion për 124

A nuk u tha të shmangej fluturimi, kur ishte e mundur, për udhëtimet nga një qytet në tjetrin gjatë Euro 2024? Ftesa, ose më saktë orientimi i UEFA-s në prag të turneut kontinental ishin të qarta për ta bërë garën e futbollit në Gjermani sa më të qëndrueshme për sa i përket ndikimit mjedisor. Mesazhi sic duket nuk i ka mbërritur federatës franceze, të paktën sipas asaj që është bërë për fazën e 1/8 të finaleve kundër Belgjikës. Franca lëvizi nga Paderborn në Dusseldorf me avion, për gjithsej 20 minuta fluturim, për të përshkuar 124 kilometrat e distancës në linjë ajrore.

Nëse Franca mund të mburret me rekordin e papritur të këtij edicioni, duhet thënë se grupi i Deschamps nuk është i vetmi që praktikisht ka injoruar mesazhin e UEFA-s dhe Komitetit Organizativ. Turqia, për të dhënë një shembull tjetër, fluturoi 150 kilometrat mes Hanoverit dhe Hamburgut për të sfiduar Austrinë, por në përgjithësi vetëm 12.6% e ekipeve kombëtare kanë përdorur trenin - siç sugjerohej - për udhëtime të brendshme brenda Gjermanisë.

Lexo më tej: Video / Euro 2024: Penalltitë i buzëqeshin Francës, Felix gabon ndërsa Theo dërgon Les Bleus në gjysmëfinale

Gjatë fazës së grupeve, 60.5% preferuan të udhëtonin me autobus nga kampi stërvitor në stadium, 25.9% preferuan aeroplanin. E pak bëri punë vendimi logjistik për të grupuar më shumë seli në zonat e afërta në emër të sostenibilitetit. Megjithatë, Franca shkoi më tej me lëvizjen e fundit, duke kursyer dy orë udhëtimi neto, por duke i shkuar kundër një propozimi që nisi pikërisht nga të dhënat e mbledhura në edicionin francez 2016, kur 75% e kombëtareve lëvizën me avion.

PËRJASHTIM BËN VETËM ZVICRA

Nëse Spanja e ka përdorur aeroplanin në katër nga katër raste, si gjithmonë në këto raste ka përjashtime që konfirmojnë rregullin dhe të çon te Zvicra, mund të thuhet se është praktikisht i vetmi grup që ka zbatuar sugjerimin e mirëfilltë të UEFA-s. Xhaka dhe bashkëlojtarët e tij, të cilët eliminuan Italinë në fazën e 1/8, kanë udhëtuar gjithmonë me tren gjatë Euro 2024.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI